Trajnime

Programet tona trajnuese kane qene pjese e jona qe nga krijimi i kompanise. Ne besojme qe trajnimet jane vendimtare ne pergatitjen e stafit tuaj ne ndertimin, operimin dhe menaxhimin e infrastruktures tuaj te IT-se. Permes partneriteteve tona te shumta dhe te drejtperdrejta, ne kemi qasje ne procese te brendshme te produkteve me te reja dhe programe zhvilluese me kliente te cilet mund t’i vijne ne ndihme organizates suaj per te pasur perparesi konkuruese shume shpejt. Trajneret tane shpesh jane pjese e testimeve te produkteve te gjeneratave te reja.

 

Ne i inkurajojme studentet tane qe te zhvillojne mendimin kritik dhe ju kushtojme kohe diskutimeve te problemeve dhe zgjidhjeve te mundsheme te teknologjise informative . Per kete arsye proporcioni yne student-instruktor eshte 15:1, me qellim qe t’ju ofrohet dedikim i plote te gjithe pjesemarresve.

 

Instruktoret tane jane eksperte te certifikuar te fushave te tyre dhe punojne me teknologjite me te fundit ne baza ditore. Eksperienca e tyre e punes se perditshme ndihmon ne perditesimin e njohurive te studenteve tane me trendet me te fundit te teknologjise. Te gjithe instruktoret tane i plotesojne kriteret maksimale te partnereve tane per mesimdhenien e programeve zyrtare trajnuese.Ne i kushtojme nje rendesi te vecante ushtrimeve laboratorike duke iu ofruar studenteve tane mundesine qe te punojne drejtperdrejt me pajisje dhe programe me te mirat. Ne deshirojme qe ju te jeni te suksesshem dhe te pergatitur per karrieren tuaj dhe ju ofrojme gjithcka qe eshte e nevojshme per t’ju ndihmuar qe ta beni tranzicionin nga trajnimi drejt punes ne menyren me te lehte.

Trajnime individuale

Trajnime te Personalizuara

Soft Solution