Software GIS

GIS Software ( Sistem i Informimit Gjeografik) eshte dizejnuar per ruajtjen, shfaqjen, manaxhimin dhe analizimin e çdo te dhene gjeografike dhe hapesinore. Software-t GIS te lejon te krijosh harta dhe shfaqja grafike gjeografike per analiza dhe prezantime. Soft & Solution prej vitesh investon ne platformen Meta-GIS, e cila automatizon realizimin e programeve sipas kerkesave specifike te perdoruesve ne fushen e GIS. Platforma eshte e pavarur nga licensimi nga palet e treta dhe eshte e bazuar ne standarde te hapura. Bazuar ne Meta-GIS, Soft & Solution ka realizuar perpunimin e nje game te gjere te materialeve baze hartografike per te gjithe territorin e Shqiperise.Si rezultat i ketij investimi shumevjeçar, eksperiences dhe njohurive mbi administraten dhe institucionet shqiptare, Soft & Solution eshte e afte te prodhoje ne nje kohe shume te shkurter dhe me çmime te leverdisshme per klientin, programe ne te gjitha fushat ku GIS mund te aplikohet.Konceptimi i Arkitektures se Sistemeve GIS:

· Programet e Soft & Solution jane te gjitha te tipit Web-GIS me opsione te plota editimi nga interneti. Kjo zgjidhje i ben proceset e popullimit dhe mirembajtjes se te dhenave gjeografike, shume me te lira dhe te shpejta.

· Programet e Soft & Solution jepen per klientin bashke me nje game te gjere te hartave baze te perpunuara. Duke i bere programet shume thjesht te perdorshme nga persona te zakonshem te cilet nuk eshte e nevojshme te jene specialiste te GIS, krijon mundesine qe te dhenat te hidhen direkt nga burimi i informacionit dhe ka nje ulje te konsiderueshme te kostos se procesit dhe rritje te besueshmerise se te dhenave.

· Programet e Soft & Solution kane nje zgjidhje te plote te kategorizimit te perdoruesve per te drejtat e ndryshimit dhe perdorimit te informacioneve. Kjo gje mundeson perfshirjen ne procesin e popullimit dhe mirembajtjen e informacionit te te gjitha strukturave apo punonjesve te administrates, pavaresisht vendndodhjes se tyre (mjafton aksesi ne internet). Gjithashtu krijon mundesine e popullimit te shpejte te bazes se te dhenave, perdorim efiçent te informacionit dhe njekohesisht monitorim te vazhdueshem te aktivitetit te strukturave apo punonjesve te administrates apo kompanise.

Produktet tona

1. PPV (Planifikim i Pergjithshem Vendor)
2. Harta administrative e Shqiperise
3. Harta zgjedhore e Shqiperise
4. Harta turistike e Shqiperise
5. Harta e vleres se pasurive
6. Monitorim i Regjistrimit te Pasurive
7. Regjistrim i pasurive te paluajtshme
8. UK (Ujesjelles – Kanalizime)
9. Ndermarrje UKSIT (Sistemi i informacionit mbi territorin)
10. APPI
11. Harta dixhitale
12. Programe me porosi