ANALIZE BIZNESI
Ky modul do të fokusohet në të mësuarin e të berit analizë biznesi në botën reale duke perdorur metodoligjine Agile. Kursi do të jetë shume interaktiv duke iu përkushtuar ushtrimeve individuale dhe në ekip. Gjatë kursit, pjesëmarrësit do të mund të gjenerojnë visionin e produktit dhe user stories, do të realizojnë planifikime dhe gjithashtu do të intervistojnë palët e interesuara për produktin software.Pjesëmarrësit do të punojnë në grupe duke simuluar projekte reale.

Çfarë do të mësoni

Në përfundim të këtij moduli, pjesëmarrësit do të jenë të aftë :
• Të integrohen në një ekip duke kuptuar rolin e tyre, përgjegjesitë kryesore dhe marëdhenien me pjesëtarët e tjerë të ekipit;
• Të punojnë me palët e interesuara të biznesit dhe të përcaktojnë vizionin dhe qëllimin e projektit;
• Të punojnë me palët e interesuara dhe të mbledhin e dokumentojnë lloje dhe nivele të ndryshme kërkesash;
• Të kuptojnë se si përzgjedhja e metodologjisë së zhvillimit software impakton punën e analistit të biznesit;
• Të ndajnë skenarët kompleksë biznesi në process dhe modele të dhënash;
• Të dokumentohen nevojat e biznesit në kërkesa, user stories, karakteristika;
• Të validohen user stories dhe kërkesat përmes kritereve të cilësisë si INVEST; • Të kuptojë proceset e prioritizimit, vlerësimit dhe planifikimit për një tranzicion efektiv nga kërkesat te zgjidhja;

USER EXPERIENCE
Dizenjimi i thjeshtë dhe eksperienca intuitive mund të jetë e vështirë. Temat e përfshira në këtë modul do t’ju ofrojnë bazën për krijimin e përvojave të shkëlqyera që përqendrohen te përdoruesi. Në këtë modul do të eksploroni elementet e UX dhe vendin e tij brenda ciklit të zhvillimit të aplikacioneve software. Së pari, do të zbuloni teknikat e shpejta dhe të lehta të hulumtimit të përdoruesve që do të ndihmojnë në eksperiencën e përdoruesve dhe qëllimet e tyre. Ju do të jeni në gjendje t’i zbatoni këto teknika në të gjithë projektet për të siguruar që modelet janë të përqendruara te përdoruesit. Do të mësoni se si të merrni parasysh qëllimet e biznesit dhe kufizimet teknike, dhe t’i kombinoni këto me qëllimet e përdoruesit. Më pas do të tregohen shembuj se si të komunikoni përmes skenarëve, rrjedhave dhe eksperiencave të përdoruesve. Deri në fund të këtij moduli, do të keni krijuar një prototip dhe do të keni aftësinë të planifikoni, dizenjoni dhe të kuptoni nevojat e përdoruesve.
Çfarë do të mësoni
Në përfundim të këtij moduli, pjesëmarrësit do të jenë të aftë :
• Të përdorin mjetet e përsshtatshme për një UX Designer;
• Të kuptojnë përgjegjësitë e një UX Designer;
• Të raportojnë rezultatet e testimit të përdoruesit;
• Të kuptojnë diferencën midis UI dhe UX;
• Të ekzekutojnë sesionet e testimit të përdoruesve;
• Të ndërtojnë profile përdoruesi dhe persona;
• Të ndërtojnë mockup-e;

SCRUM
Metodologjia Agile përfshin një grup metodash të zhvillimit të software, te cilat përqendrohen në të menduarit adaptiv, punën në grup, bashkëpunimin dhe ndërfunksionalitetin. Një nga vlerat themelore të saj është aftësia e tij për t’u përshtatur dhe për t’iu përgjigjur ndryshimeve në baza të vazhdueshme për të arritur më mirë qëllimet e projektit. Agile thekson anën njerëzore të punës në një projekt, e cila është thelbësisht më adaptive. Ajo inkurajon grupe të ekipeve më të vogla për të trajtuar një problem si një grup objektivash, nga të cilat mund të nxirren detyrat. Në një kuptim të përgjithshëm, softueri agile përpiqet të trajtojë një projekt në një mënyrë më praktike, pa imponuar ndonjë kufizim të panevojshëm për kreativitetin.
Çfarë do të mësoni
Në përfundim të këtij moduli, pjesëmarrësit do të jenë të aftë :
• Vlerësojnë se si “borxhi teknik” ndikon në shumë projekte softuerësh të cilët
zhvillohen sipas metodologjive parashikuese dhe “waterfall”.
• Kuptojnë sesi metodat Agile të zhvillimit të softuerëve ndihmojnë për të
kapërcyer këto sfida.
• Shqyrtojnë vlerat dhe parimet udhëzuese që drejtojnë të gjitha metodat Agile dhe përcaktojnë se si zbatohen këto parime në metodën SCRUM.
• Aplikojnë iteracione të shumta në mënyrë që të marrin një kuptim më të thellë të theksit të vendosur nga metodologjia agile në një kulturë të punës ekipore. Kjo do t’ju lejojë të reflektoni se si kjo kulturë mund të çojë në mësimin e shpejtë, përmirësimin e punës dhe ofrimin e vlerës.
• Konsiderata praktike mbi atë që duhet të bëni për të vendosur një qasje SCRUM në mjedisin tuaj të punës.

DATABASE
Moduli Database do të përfshijë konceptet për krijimin, manipulimin dhe administrimin e një baze të dhënash. Pjesëmarrësit, në përfundim të këtij moduli do të marrin njohuritë e nevojshme për bazat e të dhënave relacionale, koncepte të sigurisë së të dhënave dhe si të implementojnë
T-SQL.
Çfarë do të mësoni
Në përfundim të këtij moduli, pjesëmarrësit do të jenë të aftë :
• Të kuptojnë konceptet bazë të bazave të të dhënave;
o Këtu do tē përfshihen konceptet e bazës së të dhënave relacionale, përdorimi i SQL Server Management Studio, Data Manipulation Language (DML), Data Definition Language (DDL).
• Të krijojnë objekte të bazës së të dhënave;
o Përcaktimi i tipit të të dhënave, përdorimi i tipeve të të dhënave, përdorimi i
tipeve të duhura të të dhënave, krijimi dhe përdorimi i tabelave, Views, Stored
Procedures.
• Të manipulojnë të dhënat;
o Përdorimi i query për të selektuar të dhënat, kombinimi i kushteve, përdorimi i Between, përdorimi i NOT, UNION, JOIN. Përdorimi i query për të bërë insert në bazën e të dhënave, update të të dhënave, fshirje e të dhënave, TRUNCATE TABLE, DROP TABLE.
• Të kuptojnë Data Storage;
o Normalizimi, first normal form, second normal form, third normal form, forth
normal form, fifth normal form. Celësat primarë, sekondarë dhe të kombinuar,
indekset clustered dhe non-clustered.
• Të administrojnë bazën e të dhënave;
o Autentikimi SQL, rolet në bazën e të dhënave, dhënia e të drejtave në bazën e të dhënave, të drejtat në objekte, menaxhimi i roleve. Backup dhe restore i
bazës së të dhënave.

KODIM
Ky modul do të aftësojë pjesëmarrësit në zhvillimin e aplikacioneve software duke përdorur gjuhë programimi të orientuar në objekte. Ky modul do të shërbejë si një bazë e fort në programim, dhe njëkohësisht të kuptuarin e ciklit të zhvillimit të aplikacioneve.
Çfarë do të mësoni
Në përfundim të këtij moduli, pjesëmarrësit do të jenë të aftë :
• Të zhvillojnë aplikacione duke përdorur gjuhë programimi të orientuar në objekte;
• Të modelojnë dhe ruajnë në mënyrë të sigurt në bazën e të dhenave SQL;
• Të konsumojnë dhe integrojnë third-party API në një aplikacion;
• Deploy i aplikacioneve në infrastrukturën përkatëse;
• Dokumentimi i qart i zgjidhjes së implementuar dhe prezantimi i produkteve;

TESTIM
Testimi i softuerit nuk është as kompleks, as i vështirë për t’u zbatuar, megjithatë është një disiplinë që zbatohet rrallë me rreptësinë e nevojshme për të siguruar besim në aplikacionin software të dorëzuar.
Moduli i testimit do të përfshijë konceptet për objektivat dhe principet e testimit, procesin që ndiqet gjatë realizimit të testimit dhe teknikat e ndryshme të përdorura gjatë tij. Pjesëmarrësit në përfundim të këtij moduli do të marrin njohuritë e nevojshme për metodat e testimit dhe si t’i zbatojnë ato gjatë ciklit të jetës së një software.
Çfarë do të mësoni
Në përfundim të këtij moduli, pjesëmarrësit do të jenë të aftë :
• Të kuptojnë bazat dhe standartet e testimit;
Këtu do të përfshihet shpjegimi i konceptit të testimit, arsyet pse është i nevojshëm të realizohet testimi i software-ve, objektivat dhe principet kryesorë te tij si dhe hapat që ndiqen gjatë procesit të testimit.
• Te realizojnë testimin përgjatë ciklit të jetës së software;
Trajtimi i testimit si pjesë e ciklit të jetës së software, të kuptohet lidhja midis zhvillimit të një software dhe aktivitetit të testimit, arsyet pse nevojiten nivele të ndryshme testimi dhe përshtatja e testimit në varësi të modeleve të ndryshme të ndjekura për zhvillimin e softwarëve, realizimi i testimit për projektet në mirëmbajtje.
• Të mësojnë dhe implementojnë teknikat e testimit statik;
Cilat janë teknikat e testimit statik, cfare procesi testimi ndiqet nga këto teknika, analiza nëpërmjet tool-seve të ndryshme.
• Të përdorin teknika të ndryshme të testimit;
Këtu do të përfshihet specifikimi i test case-ve dhe procedurave, vlerësimi i rasteve të testimit duke u bazuar në kërkesat dhe rezultatet e pritura për një projekt, kategoritë e teknikave të testimit si black-box, ëhite-box, nivelet dhe tippet e testimit ku mund të përdoren këto teknika, konceptet e use-case testing dhe përfitimet që sjell kjo teknikë.
• Të realizojnë menaxhimin e procesit të testimit;
Menaxhimi dhe planifikimi i testimit brenda një organizate, perfitimet dhe
disavantazhet që sjellin metoda te ndryshme testimi në një organizatë, realizimi i planeve të testimit duke përdorur njohuritë e marra në kapitujt e mëparshëm, skedulimi i testimit duke konsideruar prioritetet dhe varësitë teknike dhe logjike brenda një software, njohja e faktorëve që influencojnë në planifikimin e testimit, kontrolli dhe monitorimi i testimit, menaxhimi i incidenteve.
• Të përdorin mjete mbështetëse për testimi;
Këtu do të përfshihet klasifikimi i mjeteve të ndryshme të testimit sipas qëllimit të tyre,benefitet dhe riskun e automatizimit të testimit, suporti i dhënë nëpërmjet tool-seve të ndryshme, principet dhe hapat për të prezantuar një mjet të ri mbështetës testimi në një organizatë.

Analize Biznesi

UX

Scrum

Database

Kodim

Testim