Soft & Solution kërkon të punësojë një Asistente Projekti

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Punon në bashkëpunim me menaxherin e projektit dhe ekipin gjatë gjithë ciklit të zhvillimit të  produktit.
  • Azhornon në kohë reale raportet e ecurisë së projektit dhe të grupit të zhvillimit.
  • Përditëson në mënyrë periodike çdo dokument që lidhet me implementimin dhe mirëmbajtjen e  projektit.
  • Përgatitja e dokumenteve dhe pajisjeve që nevojiten për trajnimin/prezantimin e projektit.
  • Trajnimi i përdoruesve të sistemit gjatë fazës së fundit të projektit.
  • Organizon kërkesat për ndryshime nga kërkesat e klientit.
  • Përgatitja e dokumenteve dhe pajisjeve që nevojiten për trajnimin/prezantimin e projektit.

 

Aftësitë e kërkuara:

  • Të ketë mbaruar bachelorin.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe angleze.
  • Aftësi në përgatitjen e dokumenteve.
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
  • Të komunikueshëm, metodikë dhe të organizuar.
  • Ndershmëri dhe integritet.
  • Shumë të besueshëm, etikë dhe diskretë.
  • Aftësi të mira organizative dhe pune në grup.
  • Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur me pak mbikëqyrje.

 

Avantazh do të kenë aplikantët që:

  • Kanë mbaruar studimet me mesatare mbi 8 për Menaxhim Biznesi, Ekonomik, Juridik.
  • Janë të pajisur me leje drejtimi të automjetit.
  • Kanë eksperiencë të mëparshme në menaxhim projekti.

 

Apliko Tani