Soft Solution, Siguria,workshopin,Cyber,Siguria e Aplikacioneve Web,Cyber Security

Soft & Solution prezantoi workshopin e rradhes me teme “Siguria e Aplikacioneve Web–Cyber Security”.

Workshop-i nisi me nje prezantim te pergjithshem te kompanise nga Meri Manaj duke vijuar me tej me ndjekjen e programit te pergatitur ne menyre te tille ku informacioni, ndarja e eksperiencave dhe Study Case ne forme loje ndoqen nje rrjedhe logjike qe te ftuarit te ndiheshin sa me komod e te interesuar.

Ishte pikerisht Enxhiana Alimeta, anetarja e bordit te kompanise, e cila percolli per pjesemarresit informacionin lidhur me Sigurine e Aplikacioneve Web duke treguar:
Kush mbartin rrezikun me te larte per t’u prekur nga keto sulme?

A eshte rreziku i perhapur tek te gjithe ne?

Sa te informuar jemi ne lidhje me kete teme?

Cilat jane teknikat me te mira te zhvillimit te aplikacioneve web te sigurta, te cilat do te ndihmojne organizatat te mbrojne informacionin e tyre elektronik?

Workshopi vazhdoi me temen “Informacion i sigurt, Vazhdimesi biznesi”, ku Ermal Beqiri foli per rendesine qe ka ne biznes ruajtja ne menyre konfidenciale e informacionit. Ai prezantoi gjithashtu Sistemin e Menaxhimit “SmartCom”. Nje inovacion i thjeshte dhe i sigurt ne tregun shqiptar.

Tema “Pasojat e shmangies se problemeve te krimit kibernetik” u trajtua nga Orgesta Shabani, e cila evidentoi ne menyre analitike krimin kibernetik ne Shqiperi. Sa e informuar dhe e vetedijshme eshte shoqeria shqiptare rreth kesaj teme? Ne nje bisedim interaktiv me pjesemarresit u identifikuan problemet dhe dolen ne pah konkluzionet.

Pjesemarresit u angazhuan edhe ne lojen me tematike “Cyber Security”, ku duke menduar rreth “cyber-attack scenarios”, ata do arrinin te siguronin mjetet e duhura per te zgjidhur problemin dhe per te siguruar ne kete menyre pozicionin fitues ne loje.

Ne perfundim te workshop-it u ndane certifikatat per pjesemarresit.