Një kujtese për të gjithë ne se sa shumë mund të argëtohemi me disa ushtrime fizike në ajër të pastër, duke shmangur turmat e zhurmshme, ajrin e ndotur të rrugëve e duke bërë diçka për shëndetin tonë. Ndërsa të gjithë po flasim këto ditë për imunitetin, mjedisin dhe fitnesin, le të adoptojmë një zakon shumë të thjeshtë të çiklizmit për t’iu afruar ëndrrës së një bote më të mire.