• 09:00 17 Janar, 2020

Soft Skills in Software është një ndërthurje e aftësisë për të komunikuar, socializimit, dhe aftësive bashkëpunuese.

Kompania Soft & Solution zhvillon workshop-in “ Soft Skills in Software” ku do të trajtohen aftësitë e rëndësishme në kulturën e punës  dhe përvetësimi i tyre.

Si një kompani software  lider në treg, jemi dakord që të shkruarit e një kodi në mënyrë profesionale është shumë e rëndësishme  por  njëkohësisht mbrojmë fortë idenë se soft skills ka po  të njëjtin nivel rëndësie për cdo programues.

Bashkëpunimi, mirëkuptimi, empathy, gadishmëria për të mësuar gjëra të reja janë të gjitha aftësi të domosdoshme që kërkohen të përdoren në cilëndo industri ku ju punoni.

Cfarë do te mesoni nga ky workshop?

Në mënyrë të detajuar do të trajtohen disa nga pikat kryesore të Soft Skills in Software.

Të gjithë e dime që eksperienca e punësimit në cdo kompani ka uljet dhe ngritjet e veta nga pikëpamja personale dhe teknike por zotërimi i Soft Skills përmirëson performancën tonë dhe lehtëson ecurinë e aktivitetit të punësimit në cdo fazë.

A great programmer  also needs to be a great teammate. The two things go hand-in-hand

Aplikimet hapen në datën 06.01.2020