Instruktor Part Time per Zhvillues Database

Ne jemi në kërkim të një individi me vetëbesim për t’iu bashkuar ekipit tonë si instruktor me kohë të pjesshme për profilin e Zhvillues Database. Aktualisht jemi në kërkim të zhvilluesve entuziastë të softuerit me përvojë në mësimdhënien e teorisë dhe aktiviteteve praktike që lidhen me programim kompjuterik. Ne mirëpresim aplikime nga instruktorë me përvojë, por gjithashtu do të jemi të gatshëm të mbështesim ata individë që gëzojnë përvojë të rëndësishme në industri dhe kërkojnë të fillojnë një karrierë në arsim për të arritur një kualifikim në mësimdhënie nëpërmjet programit tonë.

Përgjegjësitë:

  • Udhëzoni studentët përmes zhvillimit të një projekti përfundimtar që do të nxjerr në pah aftësitë e tyre profesionale përpara menaxherëve të burimeve njerëzore;
  • Krijoni një komunitet dinamik dhe bashkëpunues në klasë;
  • Instruktorët do të duhet të angazhohen disa orë në javë për të përgatitur mësime dhe materiale, duke shfrytëzuar përmbajtjen ekzistuese të kurrikulës së Soft Academy;
  • Frymëzoni studentët që të ngulmojnë në sfidat e të mësuarit të një grupi të ri aftësish.

Aftësië e kërkuara

  • Diplomë Master në Inxhinieri Kompjuterike ose Shkenca Kompjuterike ose ekuivalente.
  • Të keni njohuri në menaxhimin e projekteve si Agile ashtu edhe Water Fall Project Management, qasjet dhe njohja me mjetet e menaxhimit të projekteve.
  • Të keni paktën 5 vjet përvojë në zhvillimin e bazës së të dhënave;
  • Njohuri eksperte të mjediseve të SQL Server për dizajnimin dhe zhvillimin e bazave të të dhënave.
  • Përvojë në mirëmbajtjen e bazës së të dhënave dhe operacionet e lëshimit.
  • Ju jeni personi që kolegët tuaj i drejtohen natyrshëm kur përpiqen të kuptojnë diçka;

Apliko tani