Software te dedikuar
Ne ndihmojme klientet tane te shnderrojne idete e tyre ne zgjidhje inovative, duke nisur nga idete start-up te kompanive ne hapat e tyre te pare e deri ne sistemet e menaxhimit te koorporatave. Soft & Solution Group eshte kompani me pervoje disa vjecare ne hartimin dhe zhvillimin e software per ndermarrje te ndryshme, ne web, ERP, CRM, HRM, dhe jo vetem. Ne ju ofrojme nje qasje universale ne instalim, suport dhe perditesime duke siguruar zgjidhjet me efikase te software per cdo biznes. Produktet e krijuara nga Soft & Solution Group do t’ju vijne ne ndihme ne optimizimin e procesit te punes, zgjidhjen e ceshtjeve organizative dhe permbushjen e nevojave te ndryshme te kompanise suaj.
Teknologjia
Soft & Solution Group perdor teknika, gjuhe programimi, framework dhe library te ndryshme per te krijuar projekte te cdo madhesie, kategorie dhe shkalle kompleksiteti.
Analiza paraprake
Ne fazen fillestare te projektit kryhet nje analize e objektivave dhe qellimeve te tij, shtrirjes kohore dhe kerkesave te klientit ne menyre qe te pergatitet me pas nje dokumentacion i plote dhe nje plan projekti. Gjithashtu, para fillimit te punes ofrojme konsultim ne lidhje me teknologjine qe i pershtatet me teper sistemit si dhe ndertojme nje arkitekture te miremenduar.
Zhvillimi i sistemit
Me nje eksperience disa vjecare ne zhvillimin e sistemeve dhe inxhinierimin e software, Soft & Solution Group zhvillon, pershtat dhe jep zgjidhjet me efikase duke u bazuar ne nevojat specifike te nje biznesi. Sherbimet tona perfshijne gjithashtu testimin e aplikacionit, pershtatjen e tij me nje mjedis ekzistues dhe implementimin.
Implementimi dhe suporti
Per te garantuar nje pune dhe cilesi te qendrueshme, pas implementimit te nje projekti ne ofrojme sherbime mirembajtjeje dhe suporti, te cilat perfshijne 3 nivele: upgrade dhe permiresime te aplikacionit, monitorim i performances dhe auditim sigurie, si dhe migrim te serverit apo sistemit operativ.
Aplikacione Mobile
Aplikacionet mobile jane komponente thelbesore per ecurine e bizneseve ne ditet e sotme. Ato u mundesojne punonjesve te nderveprojne ne kohe reale dhe te jene produktive ne menyre te vazhdueshme; si dhe mund te perdoren gjeresisht e ne menyre efikase nga klientet.
Ne Soft & Solution, ne zhvillojme aplikacione per iPhone, iPad, Android dhe Windows, te cilat karakterizohen nga dizajne unike e profesionale dhe performance te pakrahasueshme.
Ekipi yne i programimit:
Mundeson nje proces te optimizuar software dhe hardware.
Krijon pika integrimi te cilat lidhin te dhenat me aplikacionet tuaja.
Miremban aplikacionet tuaja duke shtuar funksionalitete dhe duke realizuar permiresimet e nevojshme.
Ne jemi zgjidhja e duhur nese:
Deshironi te dini si mund t’i ndihmoni punonjesit tuaj ne menyren me te mire dhe cilat sisteme operimi mobile duhet te perdorni per aplikacionet tuaja.
Nuk jeni te sigurt si te menaxhoni te dhenat, sigurine dhe aksesin e punonjesve nepermjet aplikacioneve ne iTunes, Play Store apo App Store.
Keni nevoje per nje orientim me efikas mbi faktin se si aplikacionet mobile do te pershtaten dhe integrohen me teknologjite tuaja ekzistuese ne nje periudhe afatgjate.
Aplikacione web
Soft & Solution Group ju mundeson:
Validimin e konceptit
Shmangien e kostove te paplanifikuara
Zgjedhjen e teknologjise se duhur
Inovacion dhe rritje
Maksimizimin e burimeve
Zbulimin e modeleve te reja te biznesit
Zhvillime frontend
Ne pervetesojme kerkesat tuaja dhe ndertojme nje produkt me cilesi maksimale te nderfaqes duke e pershtatur me nevojat dhe kerkesat e perdoruesve.
Ne ofrojme:
Nje nderfaqe te kuruar deri ne detaj, te pershtatur sipas kerkesave tuaja
Nderfaqe konsistente ne te gjithe aplikacionin
Animacione mbreselenese dhe efekte qe nuk cenojne performance
Zhvillime backend
Arkitektet e kompanise sone, se bashku me inxhiniere profesioniste, do te ndertojne dizajnin dhe themelet e sistemit tuaj me disponueshmeri dhe cilesi maksimale.
Ekipi yne ju siguron:
Nje arkitekture solide qe lejon rritjen e metejshme te sistemit
Fleksibilitet per t’u integruar me sisteme te tjera dhe me sherbime te paleve te treta
Struktura te dhenash te avancuara
Funksionalitete sigurie per te mbrojtur perdoruesit, proceset dhe te dhenat tuaja
Faqe Web
Ekspertet tane ne Departamentin e Zhvillimit te Faqeve Web perdorin teknologjine me te fundit dhe praktikat me te mira per krijimin e website-ve te dedikuara, te cilat terheqin vemendjen e perdoruesve dhe permbushin nevojat e kerkesat e tyre. Ne marrim ne konsiderate strategjine tuaj te permbajtjes, arkitekturen e informacionit, pikepamjet e perdoruesve dhe planifikojme aspektin marketing te faqes tek audience juaj.
Dizajni dhe Zhvillimi i faqeve web
Hapat ne te cilat kalon zhvillimi i faqeve web ne Soft & Solution:
Perceptimi i nevojave dhe zhvillimi i strategjise
Ekspertet tane kryejne kerkime e analiza dhe pergatisin rekomandimet e duhura strategjike per ju, te cilat do ju vijne ne ndihme per te arritur qellimet e biznesit. Rekomandimet tona jane taktike dhe efektive, duke nisur nga takimet me menaxheret e kompanise suaj deri tek analiza e industries ku ju operoni.
Arkitektura e informacionit
Arkitektet e informacionit ne Soft & Solution Group ndertojne tiparet, funksionalitetet dhe strukturen e website-it tuaj. Cdo website ka nevoje per baza te ndertuara mire, per kete arsye ekipi yne ju mundeson nje sherbim efektiv per biznesin tuaj online.
Dizajn kreativ dhe kodimi i faqes
Specialistet tane krijojne dizajne per mobile, tablet dhe desktop. Fokusi yne qendron ne paraqitjen sa me terheqese e funksionale te faqes suaj, pergjate te gjithe procesit te zhvillimit te saj. Ekipi i dedikuar i zhvilluesve te web-it krijon nje zgjidhje unike per kerkesat dhe nevojat e biznesit tuaj duke ju ndihmuar te permbushni synimet tuaja.
Sigurimi i cilesise
Perpara se te implementohet nje website, ne e kalojme ate ne testim nepermjet nje procesi intensiv te sigurimit te cilesise. Duke e kaluar faqen ne rreth 100 pika kontrolli; te cilat perfshijne sigurine, shpejtesine, funksionalitetet e website-it dhe jo vetem; ne sigurohemi qe faqja juaj te jete plotesisht gati per implementim.
Implementimi dhe Optimizimi
Pas implementimit te faqes, skuadra jone zhvilluese vazhdon te jete ne kerkim te menyrave per permiresimin e performances se saj dhe integrimin e funksionaliteteve te reja, te cilat do ndihmojne ne rritjen e biznesit tuaj online.
Paketa e Sigurise dhe Mirembajtjes
Paketa e Sigurise dhe Mirembajtjes perfshin:
Perditesime te vazhdueshme te plugin-eve te sigurise
Backup-e ditore te plota automatike te faqes
Implementim i certifikatave SSL ne faqet tuaja
Suport i kompatibilitetit te vazhdueshem dhe rregullim i problemeve me plugin-et apo problematika te tjera te faqes
Mbrojtje e vazhdueshme e faqes nga viruset, malwares apo sulmet kibernetike
Paketa e Marketingut dhe Referencimit
Paketa e Marketingut dhe Referencimit perfshin:
Zhvillim i nje strategjie marketingu
Ekipi yne zhvillon takime me ju per te identifikuar qellimet e biznesit dhe objektivat e marketingut, si dhe analizon cdo material qe ju vendosni ne dispozicionin tone per te na ndihmuar t’i japim forme strategjise suaj te marketing.
Ne realizojme kerkimet e nevojshme dhe auditimin e industrise ku ju operoni per te identifikuar trendet kulturore, per te percaktuar synimin tuaj ne treg dhe per te nxjerre ne pah vlerat qe e bejne kompanine tuaj te dalloje nga konkurentet tuaj. Bazuar ne kerkimet tona dhe kerkesat tuaja, ne zhvillojme strategjine e marketingut dhe krijojme nje plan aktivizimi te saj.
Optimizim per motoret e kerkimit dhe referencim ne faqet me te perdorura online
Sherbimet tona per SEO do ju ndihmojne te sillni trafik perdoruesish ne faqet tuaja web duke permiresuar indeksimin e tyre ne motoret me te perdorur te kerkimit.
Fillimisht do te realizohet auditi i SEO, analiza e konkurences si dhe kerkimi i fjaleve kyce. Kjo na ndihmon te krijojme nje project plan te qendrueshem, me pikepamje te qarta per implementimin, efektivitetin dhe suksesin e sherbimit qe ju ofrojme.
Ne ju ofrojme analiza dhe raporte te detajuara ne lidhje me trafikun qe vjen ne faqet tuaja; cilat faqe vizitohen me shpesh, cila eshte fjala apo permbajtja me e kerkuar per cdo periudhe kohore, etj.
Marketing ne mediat sociale
Ekipi yne i marketingut meson rreth prezences sociale te biznesit dhe website-it si dhe te konkurenteve tuaj, per te mundesuar nje dokumentim dhe plan te qarte per marketingun qe do te zhvilloje.
Ne perdorim mjetet me te fundit per te identifikuar permasat e audiences, i pershtatemi strategjise se permbajtjes dhe praktikave me te mira te marketingut ne rrjetet sociale dhe shperndajme permbajtjen tuaj ne rrjetet e duhura.
Software Testing
Cdo projekt qe lidhet me zhvillimin e software-ve perfshin si pjese integrale te tij ashtu edhe testimin. Para implementimit te sistemit tuaj, ai kalon ne nje proces testimi teresor, per te siguruar qe sistemi funksionon ne menyren e pritur dhe ofron cilesi te vazhdueshme.
Quality Assurance
Soft & Solution Group ofron sherbime te Quality Assurance te pavarura per cdo software “third-party” ne menyre qe t’ju siguroje nje kontroll me te mire te cilesise se aplikacionit tuaj, t’ju ndihmoje te vleresoni perputhshmerine e produktit me kerkesat fillestare dhe t’ju jape nje panorame te sjelljeve te perdoruesit ndaj sistemit tuaj. Ne ju bejme te mundur nje analize te dokumentuar te projektit si dhe rekomandime ne lidhje me permiresimin e metejshem te produktit.
Etapat e procesit te QA:
– Takim me palet e interesuara per te identifikuar qellimet- Analiza e praktikave aktuale- Identifikimi i problemeve dhe risqeve
– Krijimi i nje plani dhe diskutimi i zgjidhjeve- Ndertimi i nje rruge te detajuar drejt zgjidhjes- Arritje ne nje marreveshje te perbashket mbi menaxhimin e risqeve dhe ndryshimeve
– Implementimi i zgjidhjeve te reja- Transferimi i njohurive- Monitorimi dhe optimizimi i procesit- Marrja e masave per parandalimin e problemeve te metejshme