Kandidat,Kompania Soft&Solution,Soft&Solution kërkon Webmaster

Soft & Solution është kompani udhëheqëse në Shqipëri, me experiencë disa vjeçare në fushën e teknologjisë së informacionit dhe telekomunikacionit e cila ofron shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit, zhvillon programe dhe aplikacione të të gjitha kategorive dhe profileve

 

Soft & Solution kerkon te punesoje nje Webmaster

 

Kush jemi ne
 

Soft & Solution eshte kompani udheheqese ne Shqiperi, me eksperience disa vjeçare ne fushen e teknologjise se informacionit dhe telekomunikacionit, e cila ofron sherbime ne fushen e teknologjise se informacionit, zhvillon programe dhe aplikacione te te gjitha kategorive dhe profileve.

Portofoli yne perfshin:

  • Zhvillim programesh te dedikuar,
  • Integrim dhe implementim sistemesh,
  • Mirembajtje sistemesh,
  • Trajnime

Misioni i kompanise eshte te siguroje cilesi maksimale per cdo sherbim, duke u bazuar tek teknologjia dhe mundesite qe ajo ofron. Me besim te forte ne vlerat qe ofrojme, punojme ne krah te klienteve tane per te ideuar dhe ndertuar zgjidhje bashkekohore, duke u bazuar ne platformat fleksibel qe kemi krijuar. 

 
Pershkrim i vendit te punes 
 
Si pjese perberese e stafit te S&S, webmaster do te integrohet ne ekipin e zhvillimit te faqeve web.   Webmaster do te jete pergjegjes per funksionimin e faqeve web, per sigurine e tyre. 
 

Detyrat dhe pergjegjesite

  • Menaxhimi dhe mirembajtja e siteve ekzistuese te kompanise.
  • Te sigurojë perfomance te cilesise se larte te siteve duke identifikuar dhe menaxhuar ne menyre eficente problemet qe mund te ngrihen.
  • Realizimi i backupeve te websiteve.
  • Perditesimi i websiteve.
  • Kontrolli i sigurise se websiteve.
  • Ndertimi i websiteve.
  • Optimizimi i performances se websiteve.
  • Realizimi i raporteve mujore per kerkesat/ndryshimet ne website.
 

  Profili i kerkuar

  • Ndershmeri dhe integritet
  • Deshire per te punuar, besueshmeri dhe etike profesionale
  • Njohuri ne HTML, CSS, Javascript.
  • Njohuri ne WordPress dhe framework-e te tjera.
  • Aftesi te mira analitike dhe komunikimi.
  • Aftesi te mira organizative dhe pune ne grup.
  • Njohuri te gjuhes angleze
 

Avantazhet

  • Kushte komode pune.
  • Mundesi zhvillimi nepermjet trajnimeve te personalizuara.
  • Njohja me trendet dhe praktikat me te mira ne inxhinierine e software.
  • Mundesi certifikimi nga lideret nderkombetare te teknologjise se informacionit.
  • Eksperience pune ne disa platforma zhvillimi.
  • Shpreh opinionet e tua dhe vrapo per te arritur qellimet tona aggressive.

Apliko tani