Soft & Solution është në kërkim të një Asistente Zyre, të vetë motivuar dhe bashkëpunuese.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Menaxhon telefonatat e kompanisë dhe lloje të tjera të komunikimit
• Menaxhon Regjistrin e Protokollit
• Mirëpret klientët dhe vizitorët e kompanisë
• Ndihmon në organizimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të kompanisë
• Organizon dhe koordinon udhëtime dhe evente të kompanisë, sipas nevojës
• Menaxhon inventarin e kompanisë
Aftësitë e kërkuara:
• Të ketë mbaruar bachelorin
• Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe angleze
• Aftësi në përgatitjen e dokumenteve
• Njohuri mesatare të paketës Microsoft Office
• Të komunikueshëm, metodikë dhe të organizuar
• Ndershmëri dhe integritet
• Shumë të besueshëm, etikë dhe diskretë
• Aftësi të mira organizative dhe pune në grup
Avantazh do të kenë aplikantët që:
• Kanë mbaruar studimet me mesatare mbi 8 në Shkenca Sociale, Letërsi ose fusha të ngjashme
• Janë të pajisur me leje drejtimi të automjetit
• Kanë eksperiencë të mëparshme