Kompania Soft & Solution kërkon të punësojë një: Programues Senior


Programuesi është përgjegjës për: dizenjimin, zhvillimin, testimin dhe dokumentimin e projekteve informatike. Programuesi do të përfshihet në procesin e dizenjimit teknik dhe do të kompletojë vlerësimet dhe planet e punës për hartimin, zhvillimin, zbatimin dhe nisjen e detyrave. Programuesi gjithashtu do të komunikojë me ekipet e duhura për të siguruar që detyrat janë dorëzuar me cilësinë më të lartë dhe në përputhje me standardet. Programuesi përpiqet të përmirësojë vazhdimisht proceset dhe praktikat e shpërndarjes së software-it. Ai është model dhe perfaqëson vlerat thelbësore të kompanisë.

Detyrat kryesore:

– Aplikimi i standardeve dhe praktikave më të mira në fushën e zhvillimit të aplikacioneve. Punon për të përmirësuar vazhdimisht proceset dhe praktikat e ofrimit të softuerit.
– Zhvillimi i specifikimeve të programimit. dizenjimit, kodimit dhe testimit të aplikacionit duke përdorur praktikat më të mira të Software Development LifeCycle (SDLC).
– Vlerësime të plota dhe zhvillimi i planeve të punës në mënyrë të pavarur si të përshtatshme për projektimin, zhvillimin, zbatimin dhe përfundimin e detyrave.
– Krijimi i dokumentacionit teknik dhe sigurimi që ky dokumentacion të mbetet i azhornuar në të gjitha fazat e SDLC.
– Komunikimi i vazhdueshëm me ekipet e duhura për të siguruar që detyrat të menaxhohen në mënyrë të përshtatshme dhe të jenë të cilësisë së lartë.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

– Diplomë Master në një nga degët: Informatikë, Inxhinieri kompjuterike ose të ngjashme.
– Eksperiencë pune si programues mbi 2 vite.
– Njohuri të mëparshme në të paktën në dy nga gjuhët në vijim: Java, C, C #, C + + dhe gjuhët kryesore për zhvillimin e web-it (HTML5, Ajax, Jquery, Javascript, Angular, PHP, JSP, Bootstrap, NodeJS)
– Njohuri të avancuar të bazës së të dhënave: SQL, Oracle
– Aftësi për të punuar në ekip.
– Aftësi të mira analitike dhe organizative
– Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze.