Kompania Soft & Solution kërkon të punësojë një: Specialist Rrjetash

Përshkrimi i punës:

Soft & Solution kërkon të zgjerojë stafin me një specialist të ri rrjetash, të vetë motivuar, bashkëpunues, me vullnet për të marrë njohuri të reja.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

· Modelon topologjine e rrjetit, konfigurimet e tij, politikat e aksesimit të paisjeve të rrjetit, akseset e ndryshme, etj.
· Teston dhe optimizon shërbimet e reja.
· Krijon dhe mirëmban dokumentacionin e rrjetit aktual.
· Planifikon në mënyrë proaktive kërkesat për shtesa dhe ndryshimet e domosdoshme të konfigurimeve dhe/ose paisjeve për t’ju përgjigjur në kohë kërkesave të kompanisë.
· Planifikon dhe këshillon ndryshimet e nevojshme në rrjetin fizik për të vendosur, përmiresuar nivelet e redundancës së rrjetit.
· Planifikon, kryen backup-et e nevojshme të sistemeve të rrjetit, sipas procedurave dhe metodave. Përmirëson në mënyrë të vazhdueshme këto procedura dhe metoda.
· Aplikon përditësimet e nevojshme të sistemeve operues të rrjeteve, patchet dhe ndryshimet e konfigurimeve.
· Konfigurime dhe zgjidhje problemesh (troubleshooting).

Aftësitë e kërkuara:

· Të kenë mbaruar bachelorin
· Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
· Njohuri mesatare në rrjeta
· Aftësi në përgatitjen e dokumentave teknike
· Njohuri mesatare të Microsoft Office ose Visio për dokumentim
· Të ketë minimumi 1 vit eksperiencë të mëparshme
· Të jenë të komunikueshëm, metodikë dhe të organizuar
· Ndershmëri dhe integritet
· Shumë të besueshëm, etikë dhe diskretë
· Aftësi të mira organizative dhe pune në grup

Avantazh do të kenë aplikantët që:

· Kanë mbaruar studimet me mesatare mbi 8
· Zotërojnë një nivel mesatar të gjuhës franceze
· Kanë kryer studimet në një nga degët : Informatikë, Informatikë Ekonomike ose profile të ngjashme.
· Janë të pajisur me CCNA ose CCNP
· Janë të pajisur me leje drejtimi të automjetit

 

Apliko Tani