Kompania Soft & Solution kërkon të punësojë: Recepsioniste

Detyrat kryesore:

– Pret, komunikon dhe regjistron vizitorët/klientët që janë te interesuar të hyjnë në mjediset e kompanisë.
– Mban të dhënat e kontaktit (emër, numër telefoni, adresë, adresë postare, email etj.) për firma/persona me të cilët kompania ka komunikim.
– Administron korrespondencën me anë të postës elektronike.
– Zbaton procedurën e hyrje/daljes në mjediset e kompanisë.
– Zbaton normat më të mira të komunikimit me personelin dhe vizitorët.
– Përmbush të gjitha kërkesat e administratës (blerjet e kancelarisë, kuzhinës dhe higjienës)
– Kontakton dhe menaxhon personat përgjegjës për mirëmbajtjen dhe performancën sa më të mirë të ambientit të zyrave.
– Të tjera në funksion të përmbushjes së detyrës

Kualifikimet / Kërkesat:

– Të ketë përfunduar arsimin e lartë
– Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze
– Njohja e gjuhëve të tjera përbën avantazh
– Njohje e mirë e paketës Microsoft Office
– Leje drejtimi automjeti
– Elokuent/e në të folur

Dokumentacioni i kërkuar për aplikimin:

– Curriculum Vitae
– Fotokopje e Diplomës dhe dëshmi të kualifikimeve të tjera
– Listë Notash
– Referenca nga punëdhënës të mëparshëm (nëse ka)
– Letër Interesi

Aplikimet të cilat kanë mungesë të ndonjërit prej dokumentave të mësipërm do të
skualifikohen automatikisht.
Dokumentat duhet të jenë në gjuhën shqipe.

 

Apliko Tani