Soft & Solution kërkon të zgjerojë stafin me një Specialist IT.

Aftësitë dhe njohuritë e kërkuara:

– Njohuri thelbësore IT në shumëllojshmëri pajisjesh dhe Sistemesh Operative.
– Administrim sistemi në ambjente Linux dhe zgjidhjen e taskeve te ndryshme si shell scripting, realizimi i cron jobs, analizimi i logeve, menaxhimi i përdoruesve dhe grupeve në Linux, konfigurimi i firewallit, menaxhimi i serviseve të emailit etj.
– Njohja e teknologjive web-based, duke përfshirë proxy servers, konfigurimi i certifikave SSL për sisteme operative në mjedise të ndryshme (IIS, Apache, Exchange Server etj).
– Instalimi dhe mbajtja e nivelit të sigurisë në infrastrukturën e zhvillimit duke përfshire Red Hat Linux, CentOS, Windows Server 2012, VMWare, Hyper V etj.
– Konfigurimi I RAM, CPU, particioneve sipas nevojës si në sisteme të bazuar në Linux ashtu edhe në Windows.
– Të kerkojë dhe të rekomandojë ide innovative, që lidhen me automatizimin e procedurave në administrimin e sistemeve.
– Aftësi për të konfiguruar, menaxhuar dhe për të zgjidhur problemet në lidhje me pajisjet e ndryshme hardware-ike.
– Njohuri shumë të mirë të gjuhës angleze.

Dokumentat e nevojshme për të aplikuar:

– CV me foto
– Letër motivimi
– Diplomë dhe listë notash

– Aplikimet të cilat kanë mungesë të ndonjërit prej dokumentave të mësipërm do të
– skualifikohen automatikisht.
– Dokumentat duhet të jenë në gjuhën shqipe.