Kompania Soft & Solution kërkon të punësojë: Webmaster


Soft & Solution kërkon të zgjerojë stafin me një webmaster të ri, të vetë motivuar, bashkëpunues, me vullnet për të marrë njohuri të reja.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

– Të menaxhojë, mirëmbajë dhe update-ojë përmbajtje dhe funksionalitete të website-ve duke përdorur CMS
– Të rrisë rangun e website-ve duke përdorur Google Analytics dhe mjete të tjera për të monitoruar problemet, çrregullimet dhe trendet.
– Të sigurojë perfomancë të cilësisë së lartë të siteve duke identifikuar dhe menaxhuar në mënyrë eficente problemet që mund të ngrihen.
– Të mirëmbajë sitet duke implementuar praktikat më të mira të optimizimit të faqeve
– Të punojë nga afër me programuesit e Soft & Solution për të garantuar saktësinë dhe ekzekutimin në kohën e duhur të strategjisë, dizajnit dhe dorëzimin e produktit përfundimtar.
– Të koordinojë migrimin e faqeve, hostimin dhe mirëmbajtjen.

Aftësitë e kërkuara:

– Të kenë mbaruar bachelorin
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
– Njohuri mesatare në programimin e orientuar nga objektet
– Njohuri mesatare në database
– Aftësi në përgatitjen e dokumentave teknike
– Njohuri mesatare HTML/CSS/JavaScript
– Nuk është e domosdoshme eksperienca e mëparshme
– Të jenë të komunikueshëm, metodikë dhe të organizuar
– Ndershmëri dhe integritet
– Shumë të besueshëm, etikë dhe diskretë
– Aftësi të mira organizative dhe pune në grup

Avantazh do të kenë aplikantët që:

– Kanë mbaruar studimet me mesatare mbi 8
– Zotërojnë një nivel mesatar të gjuhës franceze
– Kanë kryer studimet në një nga degët : Informatikë, Informatikë Ekonomike ose profile të ngjashme
– Njohuri të mira në WordPress, PHP, HTML5, CSS3, Javascript

Dokumentat e nevojshme për të aplikuar:

– CV me foto
– Letër motivimi
– Diplomë dhe listë notash

*Dokumentat duhet të jenë në gjuhën shqip

Aplikimet të cilat kanë mungesë të ndonjërit prej dokumentave të mësipërm do të skualifikohen automatikisht.

 

Apliko Tani