Kompania Soft & Solution vjen me workshopin “Siguria Kibernetike, Rreziqet dhe si të mbrohemi prej saj”.

Situata e Covid-19 ka ndikuar në rritjen e rasteve të sulmeve kibernetike dhe në workshopin e sotëm janë trajtuar se si ne të mbrohemi prej këtyre rasteve dhe rreziqeve që ato paraqesin. Jo vetëm kaq por janë trajtuar tema të reja si white hackers dhe black hackers, dallimi midis tyre si dhe fazat e sulmeve kibernetike. Kjo situatë ka sjellë rritjen e rasteve të sulmeve kibernetike jo vetëm për përdoruesit e zakonshëm që lundrojnë në internet por edhe fëmijë të cilët mësojnë tashmë online.

Duke aksesuar në internet ata mund të priren rreth sulmeve të ndryshme kibernetike, çfarë shkakton probleme financiare, duke filluar nga vjedhja e të dhënave personale, të kartave të kreditit etj.

Evente të tilla sjellin në jetën tonë më tepër siguri gjatë lundrimit tonë në internet dhe ne marrim më tepër njohuri se si të ruhemi nga sulmet kibernetike.