Si pjesë përbërëse e stafit të Soft & Solution, administratori i databazës do të integrohet në ekipin e IT.  Administratori i databasës do të jetë përgjegjës për performancën, integritetin dhe sigurinë e databazës. Gjithashtu do të përfshihet në planifikimin, zhvillimin dhe operacionet e nevojshme të databazës.

 

Soft & Solution kërkon të punësojë një Administrator databaze

 

Kush jemi ne

Soft & Solution është kompani udhëheqëse në Shqipëri, me experiencë disa vjeçare në fushën e teknologjisë së informacionit dhe telekomunikacionit e cila ofron shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit, zhvillon programe dhe aplikacione të të gjitha kategorive dhe profileve.Portofoli ynë përfshin:

  • zhvillim programesh të dedikuar,
  • integrim dhe implementim sistemesh,
  • mirëmbajtje sistemesh,
  • trajnime

Misioni i kompanisë është të sigurojë cilësi maksimale për çdo shërbim, duke u bazuar tek teknologjia dhe mundësitë që ajo ofron.Me besim të fortë në vlerat që ofrojmë, punojmë në krah të klientëve tanë për të ideuar dhe ndërtuar zgjidhje bashkëkohore, duke u bazuar në platformat fleksibël që kemi krijuar.

Përshkrim i vendit të punës

Si pjesë përbërëse e stafit të Soft & Solution, administratori i databazës do të integrohet në ekipin e IT.  Administratori i databasës do të jetë përgjegjës për performancën, integritetin dhe sigurinë e databazës. Gjithashtu do të përfshihet në planifikimin, zhvillimin dhe operacionet e nevojshme të databazës.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Konceptimi, dizenjimi dhe dokumentimi i databazave të nevojshme për sistemet e kompanisë.
  • Instalimi dhe upgrade i serverave të databazës dhe application tools.
  • Monitorimi dhe optimizimi i performancës së databazës.
  • Kontrolli dhe monitorimi i aksesit të userave dhe i sigurisë së sistemit.
  • Planifikimi dhe implementimi i backupeve dhe rikuperimit të databazës.
  • Të sigurojë support teknik dhe funksional për të siguruar performancën dhe qëndrueshmërinë e databases së sistemeve.
  • Administrimi i të gjithë objekteve të databazës, procedurave.

 

Profili i kërkuar

  • Ndershmëri dhe integritet
  • Dëshirë për të punuar, besueshmëri dhe etikë profesionale
  • Njohuri në SQL server performance tunning dhe optimizimin e filtrave dhe pyetësorëve
  • Njohuri në database relacionale (ORACLE, MySQL, SQL Server).
  • Njohuri në sistemet operative duke përfshirë Linux dhe Windows Server.
  • Aftësi të mira analitike dhe komunikimi.
  • Aftësi të mira organizative dhe punë në grup.
  • Njohuri të gjuhës angleze.

 

Avantazhet

  • Kushte komode pune.
  • Mundësi zhvillimi nëpërmjet trajnimeve të personalizuara.
  • Njohja me trendet dhe praktikat më të mira në inxhinierinë e software.
  • Mundësi certifikimi nga liderët ndërkombëtare të teknologjisë së informacionit.
  • Eksperiencë pune në disa platforma zhvillimi.
  • Shpreh opinionet e tua dhe vrapo për të arritur qëllimet tona agresive.
  • Shprehja e opinioneve dhe liria për të ‘vrapuar’ për të arritu qëllimet tona agresive.

 

Apliko Tani