Si pjesë përbërëse e stafit të Soft & Solution, asistent webmaster do të integrohet në ekipin e zhvillimit te faqeve web.  Asistent webmaster do te jete pergjegjes per krijimin e templateve te thjeshta ne WordPress sipas nevojave te kompanise.

 

Soft & Solution kërkon të punësojë një Asistent Webmaster

 

Kush jemi ne

Soft & Solution është kompani udhëheqëse në Shqipëri, me experiencë disa vjeçare në fushën e teknologjisë së informacionit dhe telekomunikacionit e cila ofron shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit, zhvillon programe dhe aplikacione të të gjitha kategorive dhe profileve.Portofoli ynë përfshin:

  • zhvillim programesh të dedikuar,
  • integrim dhe implementim sistemesh,
  • mirëmbajtje sistemesh,
  • trajnime

Misioni i kompanisë është të sigurojë cilësi maksimale për çdo shërbim, duke u bazuar tek teknologjia dhe mundësitë që ajo ofron.Me besim të fortë në vlerat që ofrojmë, punojmë në krah të klientëve tanë për të ideuar dhe ndërtuar zgjidhje bashkëkohore, duke u bazuar në platformat fleksibël që kemi krijuar.

 

Përshkrim i vendit të punës

Si pjesë përbërëse e stafit të Soft & Solution, asistent webmaster do të integrohet në ekipin e zhvillimit te faqeve web.  Asistent webmaster do te jete pergjegjes per krijimin e templateve te thjeshta ne WordPress sipas nevojave te kompanise.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Menaxhimi dhe mirembajtja e siteve ekzistuese te kompanise.
  • Të sigurojë perfomancë të cilësisë së lartë të siteve duke identifikuar dhe menaxhuar në mënyrë eficente problemet që mund të ngrihen.
  • Raportimi periodik per statusin e faqeve qe ka ne menaxhim kompania.
  • Realizimi i backupeve te faqeve web.
  • Perditesimi i faqeve web.

 

Profili i kërkuar

  • Ndershmëri dhe integritet
  • Dëshirë për të punuar, besueshmëri dhe etikë profesionale
  • Njohuri ne HTML, CSS, Javascript.
  • Njohuri ne WordPress dhe framework-e te tjera.
  • Aftësi të mira analitike dhe komunikimi.
  • Aftësi të mira organizative dhe punë në grup.
  • Njohuri të gjuhës angleze

Avantazhet

  • Kushte komode pune.
  • Mundësi zhvillimi nëpërmjet trajnimeve të personalizuara.
  • Njohja me trendet dhe praktikat më të mira n