Soft & Solution është kompani udhëheqëse në Shqipëri, me experiencë disa vjeçare në fushën e teknologjisë së informacionit dhe telekomunikacionit e cila ofron shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit, zhvillon programe dhe aplikacione të (…)

 

 

Soft & Solution kërkon të punësojë një Asistente Zyre

 

Kush jemi ne
 

Soft & Solution është kompani udhëheqëse në Shqipëri, me experiencë disa vjeçare në fushën e teknologjisë së informacionit dhe telekomunikacionit e cila ofron shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit, zhvillon programe dhe aplikacione të të gjitha kategorive dhe profileve.

Portofoli ynë përfshin:

  • zhvillim programesh të dedikuar,
  • integrim dhe implementim sistemesh,
  • mirëmbajtje sistemesh,
  • trajnime

Misioni i kompanisë është të sigurojë cilësi maksimale për çdo shërbim, duke u bazuar tek teknologjia dhe mundësitë që ajo ofron.Me besim të fortë në vlerat që ofrojmë, punojmë në krah të klientëve tanë për të ideuar dhe ndërtuar zgjidhje bashkëkohore, duke u bazuar në platformat fleksibël që kemi krijuar.

 
Përshkrim i vendit të punës
 

Soft & Solution është në kërkim të një Asistente Zyre, të vetëmotivuar dhe bashkëpunuese.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Të përshëndesë dhe mirëpresë vizitorët/klientët e kompanisë.
  • Ndjekja e procedurave kur vijnë dhe largohen vizitorë/klientë nga kompania.
  • U përgjigjet telefonatave dhe i adreson ato te personi i duhur.
  • Përgatitja e faturave dhe bërja e pagesave.
  • Përgatitja e sallës së mbledhjeve cdo mëngjes në orën 8:00.
  • Menaxhon Regjistrin e Protokollit.
  • Menaxhon Inventarin e kompanisë dhe përmbush të gjitha kërkesat e administratës (blerjet e kancelarisë, kuzhinës dhe higjienës).
  • Administron korrespondencën me anë të postës elektronike.
  • Zbaton normat më të mira të komunikimit me personelin dhe vizitorët.
  • Kontakton dhe menaxhon personat përgjegjës për mirëmbajtjen dhe performancën sa më të mirë të ambientit të zyrave.
 

Profili i kërkuar

  • Ndershmëri dhe integritet
  • Dëshirë për të punuar, besueshmëri dhe etikë profesionale.
  • Të ketë mbaruar bachelorin.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe organizative.
  • Njohuri të gjuhës angleze dhe kompjuterike.