Si pjesë përbërëse e stafit të Soft & Solution, programuesi GIS do të integrohet në një prej ekipeve të zhvillimit. Ai do të angazhohet në projekte që zhvillohen sipas metodologjisë Scrum, duke patur kështu mundësinë të punojë në ekip dhe të ruajë autonominë. Është përgjegjës për arkitekturën, planifikimin, zhvillimin, testimin dhe mirëmbajtjen e aplikacioneve.

 

Soft & Solution kërkon të punësojë një GIS Developer

 

Kush jemi ne
 

Soft & Solution është kompani udhëheqëse në Shqipëri, me experiencë disa vjeçare në fushën e teknologjisë së informacionit dhe telekomunikacionit e cila ofron shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit, zhvillon programe dhe aplikacione të të gjitha kategorive dhe profileve.Portofoli ynë përfshin:

  • zhvillim programesh të dedikuar,
  • integrim dhe implementim sistemesh,
  • mirëmbajtje sistemesh,
  • trajnime

Misioni i kompanisë është të sigurojë cilësi maksimale për çdo shërbim, duke u bazuar tek teknologjia dhe mundësitë që ajo ofron.Me besim të fortë në vlerat që ofrojmë, punojmë në krah të klientëve tanë për të ideuar dhe ndërtuar zgjidhje bashkëkohore, duke u bazuar në platformat fleksibël që kemi krijuar.

 
Përshkrim i vendit të punës
 

Si pjesë përbërëse e stafit të Soft & Solution, programuesi GIS do të integrohet në një prej ekipeve të zhvillimit. Ai do të angazhohet në projekte që zhvillohen sipas metodologjisë Scrum, duke patur kështu mundësinë të punojë në ekip dhe të ruajë autonominë. Është përgjegjës për arkitekturën, planifikimin, zhvillimin, testimin dhe mirëmbajtjen e aplikacioneve.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Do të punojë si pjesë p