Si pjesë përbërëse e stafit të Soft & Solution, programuesi senior do të integrohet në një prej ekipeve të zhvillimit. Programuesi senior do të angazhohet në projekte që zhvillohen sipas metodologjisë Scrum, duke patur kështu mundësinë të punojë në ekip dhe të ruajë autonominë. Është përgjegjës për arkitekturën, planifikimin, zhvillimin, testimin dhe mirëmbajtjen e aplikacioneve

 

Soft & Solution kërkon të punësojë një Programues Senior

 

Kush jemi ne

Soft & Solution është kompani udhëheqëse në Shqipëri, me experiencë disa vjeçare në fushën e teknologjisë së informacionit dhe telekomunikacionit e cila ofron shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit, zhvillon programe dhe aplikacione të të gjitha kategorive dhe profileve.Portofoli ynë përfshin:

  • zhvillim programesh të dedikuar,
  • integrim dhe implementim sistemesh,
  • mirëmbajtje sistemesh,
  • trajnime

Misioni i kompanisë është të sigurojë cilësi maksimale për çdo shërbim, duke u bazuar tek teknologjia dhe mundësitë që ajo ofron.Me besim të fortë në vlerat që ofrojmë, punojmë në krah të klientëve tanë për të ideuar dhe ndërtuar zgjidhje bashkëkohore, duke u bazuar në platformat fleksibël që kemi krijuar.

Përshkrim i vendit të punës

Si pjesë përbërëse e stafit të Soft & Solution, programuesi senior do të integrohet në një prej ekipeve të zhvillimit. Programuesi senior do të angazhohet në projekte që zhvillohen sipas metodologjisë Scrum, duke patur kështu mundësinë të punojë në ekip dhe të ruajë autonominë. Është përgjegjës për arkitekturën, planifikimin, zhvillimin, testimin dhe mirëmbajtjen e aplikacioneve.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Do të punojë si pjesë përbërëse e ekipit Scrum, duke qenë prezent në daily scrum, duke marrë feedback ditor për detyrat e caktuara brenda sprintit.
  • Do të zhvillojë algoritme eficente për të zgjidhur kërkesat e product backlog.
  • Do të testojë, dokumentojë dhe instalojë aplikacionet.
  • Do të organizojë dhe të marrë pjesë në takime me klie