Si pjesë përbërëse e stafit të Soft & Solution, specialisti i databazës do të integrohet në ekipin e IT.  Administratori i databasës do të jetë përgjegjës për gjetjen e zgjidhjeve që do ti përshtaten nevojave të kompanisë

 

Soft & Solution kërkon të punësojë një Specialist database

 

Kush jemi ne

Soft & Solution është kompani udhëheqëse në Shqipëri, me experiencë disa vjeçare në fushën e teknologjisë së informacionit dhe telekomunikacionit e cila ofron shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit, zhvillon programe dhe aplikacione të të gjitha kategorive dhe profileve.Portofoli ynë përfshin:

  • zhvillim programesh të dedikuar,
  • integrim dhe implementim sistemesh,
  • mirëmbajtje sistemesh,
  • trajnime

Misioni i kompanisë është të sigurojë cilësi maksimale për çdo shërbim, duke u bazuar tek teknologjia dhe mundësitë që ajo ofron.Me besim të fortë në vlerat që ofrojmë, punojmë në krah të klientëve tanë për të ideuar dhe ndërtuar zgjidhje bashkëkohore, duke u bazuar në platformat fleksibël që kemi krijuar.

Përshkrim i vendit të punës

Si pjesë përbërëse e stafit të Soft & Solution, specialisti i databazës do të integrohet në ekipin e IT.  Administratori i databasës do të jetë përgjegjës për gjetjen e zgjidhjeve që do ti përshtaten nevojave të kompanisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Suporti dhe mirembajtja e databazave të kompanisë, duke siguruar një performancë optimale të tyre.
  • Të identifikojë dhe zgjidhë problemet e databazës.
  • Monitorimi dhe optimizimi i performancës së databazës.
  • Të sigurojë support teknik dhe funksional për të siguruar performancën dhe qëndrueshmërinë e databazës së sistemeve.
  • Krijimi i triggerave dhe procedurave të databazës.
  • Optimizimi i query-ive problematike të evidentuara gjatë monitorimeve.
  • Realizimi i backupeve.
  • Përgatitja e raporteve për statusin e databazës.

 

Profili i kërkuar

  • Ndershmëri dhe integritet
  • Dëshirë për të punuar, besueshmëri dhe etikë profesionale
  • Njohuri në SQL server performance tunning dhe optimizimin e query-ive .
  • Njohuri në database relacionale (ORACLE, MySQL, SQL server).
  • Njohuri në SQL, MySQL, ORACLE backup dhe skenaret e rekuperimit.
  • Njohu