workshop

Soft & Solution organizoi workshopin me temë “Software Design Thinking”.
Workshop-e të tilla janë një kontribues shumë i mirë në zhvillimin e karrierës së gjithsecilit. Fokusi i këtij workshop-i ishte prezantimi i teknikave të duhura të të menduarit në mënyrë kreative për projektim.
Fjalën e para e mori Meri Manaj e cila ishte edhe ideatorja dhe konceptuesja e këtij workshop-i.
Manaj shpjegoi në detaje : Çfarë është Software Design Thinking?
Ajo shprehu se nga kjo pasqyrë del një proces inovativ që përfshin zhvillimin e konceptit, krijimtarinë e aplikuar, prototipizimin dhe eksperimentimin.
Pjesëmarrësit u përfshinë në lojën “Krijimi i prototipit” ku secili grup në fund realizoi prototipin e përshtatur në varësi të kërkesave të klientit.

Workshopi vazhdoi më tej me “UX vs Design Thinking” dhe “UX në Mobile” duke evidentuar për pjesëmarrësit konceptet kryesore, problematikat dhe rekomandimet.

Fokusi u drejtua edhe tek Trajnimet Profesionale brenda dhe jashtë Shqipërisë. Prof.Niko Hyka i cili është edhe ideatori i Soft Academy foli për të ardhmen e Edukimit Profesional .
Në përfundim të workshop-it Z.Ermal Beqiri foli për Soft Academy II që fillon së shpejti. Ai tregoi se nga suksesi i Soft Academy I vazhdimi i këtij projekti inovativ ka ardhur me ide të reja dhe akoma më shumë i profesionalizuar.
Për pjesëmarrësit u organizua një shorte.
Klarenc Hajderlli ishte fituesi qe përfitoi një kupon 1000 Euro te vlefshëm për Soft Academy II.

Secili prej pjesëmarrësve u pajis me certifikatë