
Marrëveshja e bashkëpunimit me djepin e Informatikës shqiptare, Fakultetin e shkencave te Natyrës, mori një zhvillim të ri sot gjatë prezantimit të programit të fundit Soft Academy II.
Falë mbështetjes së stafit akademik dhe studentëve, vendosem urat e bashkëpunimit profesional midis trinomit Universitet-Student-Soft&Solution.
Ky takim kishte në fokus informimin e studentëve rreth mundësive që Soft Academy ofron dhe njohjen me format e aplikimit online për tu bërë pjesë e Akademisë.
Synimi i të gjithëve pasi dalin nga bankat e universitetit është të sigurojnë një punë dhe të përballen me tregun e saj. Soft Academy vjen me teknikat e duhura për përgatitjen e profesionisteve më të rinj në treg. Programi i Akademisë është i përshtatur sipas kërkesave të biznesit ku të trajnuarit do jenë të aftë të fitojnë përvojën e punës duke prekur në mënyrë reale të gjitha kërkesat apo problematikat e duke përfunduar me zgjidhjen e tyre.
Interesi i treguar i studentëve të Fakultetit të Shkencave tregon se ata janë të hapur drejt sfidave të reja dhe përgatitjes së mëtejshme profesionale.
Një falenderim për pjesëmarrjen e studentëve në prezantimin e Soft Academy dhe për Dekanin e Fakultetit të Shkencave të Natyrës i cili promovon mundësitë më të mira të tregut të punës pranë studentëve të universitetit.
Për studentët më të mirë të Fakultetit të Shkencave që kalojnë testimin me sukses kompania Soft&Solution ofron 10 bursa .
Rrugëtimi vazhdon …