Software te dedikuar

Ne ndihmojme klientet tane te transformojne idete e tyre ne zgjidhje inovative. Qofte nje ide “start-up”, nje aplikacion i lidhur me nje domain specific apo nje sistem menaxhimi korporatash, Soft & Solution nderton software te dedikuar nga fillimi, te cilet pershtaten me ambjentet ekzistuese te kompanive

Soft & Solution  eshte me pervoje ne zhvillimin  e software per ndarmarrje, ne hartimin dhe zhvillimin e software-ve ne web, ERP, CRM, HRM etj per fusha dhe industri te ndryshme. Ne ju ofrojme nje qasje  universale  ne instalim, suport dhe perditesime duke siguruar zgjidhjet me te mira te software per nje ndermarrje. Produktet e krijuara  nga Soft & Solution  do t’ju ndihmojne per te optimizuar  punen, zgjidhur problemet organizative  dhe permbushur nevojat e cdo lloji kompanie.

Paketa e software-ve

ERP

Software financiare
Planifikim te burimeve per ndermarrje
Software te pavarur per shitje dhe blerje
Software CRM
Software GIS
Software per menaxhim dhe furnizim
Software per menaxhimin e njohurive
Software per menaxhimin e punes

Teknologjia

Soft & Solution perdor nje set mjetesh, gjuhesh programimi, framework-esh dhe librarish per te ndertuar projekte te cfaredolloj madhesie dhe kompleksiteti.

Analiza paraprake

Ne fazen fillestare te projektit ne bejme nje analize te qellimeve te projektit, shtrirjes kohore dhe kerkesave te klientit, per te pergatitur me pas nje dokumentacion te plote dhe nje plan projekti. Gjithashtu, para fillimit te punes ofrojme edhe nje konsultim ne lidhje me teknologjine qe i pershtatet me teper sistemit si dhe ndertojme nje arkitekture te miremenduar.

 

Zhvillimi i sistemit

Me nje eksperience disa vjecare ne zhvillimin e sistemeve dhe inxhinierimin e softeve, Soft & Solution zhvillon, pershtat dhe migron zgjidhje software duke u bazuar ne nevojat specifike te nje biznesi. Sherbimet tona perfshijne gjithashtu edhe testimin e aplikacionit, pershtatjen e tij me nje mjedis ekzistues dhe implementimin.

 

Implementimi dhe suporti

Per te garantuar nje pune te qendrueshme dhe cilesi qe zgjat, pas implementimit te nje projekti, ne ofrojme edhe sherbime mirembajtjeje dhe suporti. Ato perfshijne 3 nivele suporti: upgrade dhe permiresime te aplikacionit, monitorim performance dhe auditim sigurie si dhe megrim te serverit apo sistemit operativ.

 

Aplikacione Mobile

Aplikacionet mobile jane komponente thelbesor per cdo biznes sot. Qe nga punonjesit deri te klientet, aplikacionet mobile ju mundesojne njerezve te qendrojne te bashkuar dhe produktive ne menyre te vazhdueshme.

Ne Soft & Solution, ne zhvillojme aplikacione per iPhone, iPad, Android dhe Windows. Aplikacionet tona karakterizohen nga dizajne profesionale te krijuara me seriozitet maksimal dhe nga nje performance e pakrahasueshme.

Ekipi yne i programimit:

  • Nderton nje eksperience perdoruesi te optimizuar, si nga ana software dhe hardware

  • Krijon pika integrimi qe lidhin te dhenat tuaja me aplikacionet tuaja

  • Miremban aplikacionet tuaja, duke shtuar funksionalitete dhe realizuar permiresimet e nevojshme

Ne jemi zgjidhja e duhur nese:

  • Deshironi te dini se si mund t’i ndihmoni punonjesit tuaj ne menyren me te mire dhe cfare sistemesh operimi mobile duhet te perdorni per aplikacionet tuaja.

  • Nuk jeni te sigurte se si te menaxhoni te dhenat, sigurine dhe aksesin e punonjesve nepermjet aplikacioneve ne iTunes, Play Store apo App Store

  • Keni nevoje per nje orientim me te mire mbi faktin se si aplikacionet mobile do te pershtaten dhe integrohen me teknologjite tuaja ekzistuese ne nje periudhe afatgjate.

Aplikacione web

Ekipi yne i projekteve meson nevojat e biznesit tuaj per t’ju ndihmuar te minimizoni risqet lidhur me tregun dhe teknologjine, pergjate te gjithe ciklit te zhvillimit te produktit tuaj.

Soft & Solution ju mundeson:

Validimin e konceptit

Shmangien e kostove te paplanifikuara

Zgjedhjen e teknologjise se duhur

Inovacion dhe rritje

Maksimizimin e burimeve

Zbulimin e modeleve te reja te biznesit

Zhvillime frontend

Ne pervetesojme kerkesat tuaja dhe ndertojme nje produkt me cilesi maksimale te nderfaqes, per te krijuar pershtatje dhe kenaqesi te menjehershme te perdoruesit me produktin.

Ne ofrojme:

  • Nje nderfaqe te kuruar deri ne detaj, te pershtatur sipas kerkesave tuaja

  • Nderfaqe konsistente ne te gjithe aplikacionin

     

  • Animacione mbreselenese dhe efekte qe nuk cenojne performancen

Zhvillime backend

Arkitektet e kompanise sone sebashku me inxhiniere profesioniste do te ndertojne dizajnin dhe themelet e sistemit tuaj me disponueshmeri dhe cilesi maksimale.

Ekipi yne ju siguron:

  • Nje arkitekture solide qe lejon rritjen e metejshme te sistemit

  • Fleksibilitet per t’u integruar me sisteme te tjera dhe me sherbime te paleve te treta

  • Struktura te dhenash te avancuara

     

  • Funksionalitete sigurie per te mbrojtur perdoruesit, proceset dhe te dhenat tuaja

Faqe Web

Ekspertet tane te Departamenti te Zhvillimit te Faqeve Web perdorin teknologjine me te fundit dhe praktikat me te mira per te krijuar website te dedikuara, qe terheqin vemendjen dhe permbushin nevojat e perdoruesve. Qe prej fillimit, ne marrim ne konsiderate strategjine tuaj te permbajtjes, arkitekturen e informacionit, pikepamjet e perdoruesve dhe planifikojme marketingun e faqes te audienca juaj. Cdo projekt eshte unik. Ne deshirojme te kuptojme nevojat dhe kerkesat tuaja, te vendosim koheshtrirjen e duhur dhe te krijojme nje projekt qe i pershtatet biznesit tuaj.

Dizajni dhe Zhvillimi i faqeve web

Zhvillimi i faqeve web ne Soft & Solution kalon ne hapat e meposhtem:

  • Zbulimi i nevojave dhe zhvillimi i strategjise
    Ekspertet tane do te realizojne kerkime dhe analiza dhe do te pergatisin rekomandimet e duhura te strategjise per ju, te cilat do ju ndihmojne te arrini qellimet e biznesit. Rekomandimet tona jane taktike dhe efektive, duke filluar qe nga takimet me menaxheret e kompanise suaj dhe deri te analiza e industrise ku ju operoni.

  • Arkitektura e informacionit
    Arkitektet e informacionit ne Soft & Solution do te ndertojne tiparet, funksionalitetet, strukturen dhe eksperiencen e perdoruesit per website-in tuaj. Cdo website ka nevoje per baza te ndertuara mire, prandaj ekipi yne ju mundeson rrugen e duhur per biznesin tuaj online.

  • Dizajn kreativ dhe kodimi i faqes
    Specialistet tane te dizajnit do te krijojne dizajne te dedikuara per mobile, tableta dhe desktop. Ne fokusohemi qe pamja e faqes suaj te jete e bukur dhe funksionale pergjate te gjithe procesit te zhvillimit te faqes. Ekipi i dedikuar i zhvilluesve te webit do te ndertojne nje zgjidhje unike per kerkesat dhe nevojat e biznesit tuaj, duke ju ndihmuar te arrini objektivat tuaja.

  • Quality Assurance
    Para implementimit te website-it, ne e kalojme ate ne testim, permes nje procesi intensiv te sigurimit te cilesise. Duke e kaluar faqen ne rreth 100 pika kontrolli, te cilat perfshijne sigurine, shpejtesine e website-it, funksionalitetet etj, ne sigurohemi qe faqja juaj te jete gati per implementim, sipas kerkesave tuaja.

  • Implementimi dhe Optimizimi
    Pas implementimit te faqes suaj, skuadra jone e zhvilluesve vazhdon te gjeje menyra per te permiresuar performancen e website-it dhe integruar funksionalitete te reja, te cilat do ndihmojne ne rritjen e biznesit tuaj online.

    Paketa e Sigurise dhe Mirembajtjes

Paketa e Sigurise dhe Mirembajtjes

Paketa e Sigurise dhe Mirembajtjes perfshin:

  • Perditesime te vazhdueshme te plugin-eve te sigurise

  • Backup-e ditore te plota automatike te faqes

  • Implementimin e certifikatave SSL ne faqet tuaja

  • Suport i kompatibilitetit te vazhdueshem dhe rregullim i problemeve me temen, plugin-et apo probleme te tjera te faqes

  • Mbrojtje e vazhdueshme e faqes nga viruset, malwares apo sulmet kibernetike

Paketa e Marketingut dhe Referencimit

Paketa e Marketingut dhe Referencimit perfshin:

  • Zhvillim i nje strategjie marketingu
    Ekipi yne do te zhvilloje takime me ju per te identifikuar qellimet e biznesit dhe objektivat e markes si dhe do te analizoje cdo material qe ju na vendosni ne dispozicion per te na ndihmuar t’i japim forme strategjise suaj te marketingut.

    Ne do te realizojme kerkimet e marketingut dhe auditimin e nevojshem te industrise ku ju operoni per te identifikuar trendet kulturore, percaktuar targetin tuaj ne treg dhe per te nxjerre ne dukje vlerat qe e bejne kompanine tuaj te dalloje ne treg. Bazuar ne kerkimet tona dhe kerkesat tuaja ne do te zhvillojme strategjine tuaj te marketingut dhe do te krijojme nje plan aktivizimi te kesaj strategjie.

  • Optimizim per motorret e kerkimit dhe referencim ne faqet me te perdorura online
    Sherbimet tona per SEO do ju ndihmojne te sillni trafik ne faqet tuaja web duke permiresuar indeksimin e tyre ne motorret me te perdorur te kerkimit.

    Fillimisht do te realizohet auditi i SEO, analiza e konkurences si dhe kerkimi i fjaleve kyce. Kjo na ndihmon te krijojme nje plan projekti solid, me pikepamje te qarta per implementimin, efektivitetin dhe suksesin e sherbimit qe ju ofrojme.

    Optimizimi onsite, i pershtatur sipas eksperiences se perdoruesit, duke perfshire edhe optimizim teknik ndihmon ne maksimizimin e SEO dhe permiresimin e rankimit ne motorret e kerkimit.

    Ne ju ofrojme analiza dhe raporte te detajuara ne lidhje me trafikun qe vjen ne faqet tuaja, cilat faqe vizitohen me shpesh, cili eshte kontenti me i kerkuar etj. per cdo periudhe kohore qe ju e kerkoni.

  • Marketing ne mediat sociale
    Ekipi yne i marketingut meson rreth prezences sociale te biznesit dhe website-it tuaj, si dhe te konkurrenteve tuaj, per te mundesuar nje dokumentim dhe plan te qarte per marketingun qe do te zhvilloje.

    Ne perdorim mjetet me te fundit per te identifikuar permasat e audiences, i pershtatemi strategjise se permbajtjes dhe praktikave me te mira te marketingut ne rrjetet sociale dhe shperndajme permbajtjen tuaj ne rrjetet e duhura.

Software Testing

Cdo projekt qe lidhet me zhvillimin e software-ve perfshin si pjese integrale te tij edhe testimin. Para implementimit te sistemit tuaj, ai kalon ne nje process testimi teresor, per te siguruar qe sistemi funksionon ne menyren e pritur dhe ofron cilesi te vazhdueshme.

Testim funksionalitetesh

Testim sigurie

Testim te kompatibilitetit

Testim te performances

Testim te perdorueshmerise

Quality Assurance

Soft & Solution ofron sherbime te Quality Assurance te pavarura per cdo software “third-party” ne menyre qe t’ju siguroje nje kontroll me te mire te cilesise se aplikacionit tuaj, t’ju ndihmoje te vleresoni perputhshmerine e produktit me kerkesat fillestare dhe t’ju jape nje panorame te sjelljeve te perdoruesit ndaj sistemit tuaj. Ne ju bejme te mundur analize te dokumentuar te projektit si dhe rekomandime ne lidhje me permiresimin e metejshem te produktit.

Etapat e procesit te QA:

1. Investigimi

– Takim me palet e interesuara per te identifikuar qellimet
– Analiza e praktikave aktuale
– Identifikimi i problemeve dhe risqeve

2. Planifikimi

– Krijimi i nje plani dhe diskutimi i zgjidhjeve
– Ndertimi i nje rruge te detajuar drejt zgjidhjes
– Dakordesimi mbi menaxhimin e risqeve dhe ndryshimeve

3. Implementimi

– Implementimi i zgjidhjeve te reja
– Transferimi i njohurive
– Monitorimi dhe optimizimi i procesit
– Marrja e masave per parandalimin e problemeve te metejshme

1
2
3