Kush jemi ne

Soft & Solution është kompani udhëheqëse në Shqipëri, me eksperiencë disa vjeçare në fushën e teknologjisë së informacionit dhe telekomunikacionit e cila ofron shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit, zhvillon programe dhe aplikacione të të gjitha kategorive dhe profileve.
Portofoli ynë përfshin:

zhvillim programesh të dedikuar,
integrim dhe implementim sistemesh,
mirëmbajtje sistemesh,
trajnime

Misioni i kompanisë është të sigurojë cilësi maksimale për çdo shërbim, duke u bazuar tek teknologjia dhe mundësitë që ajo ofron. Me besim të fortë në vlerat që ofrojmë, punojmë në krah të klientëve tanë për të ideuar dhe ndërtuar zgjidhje bashkëkohore, duke u bazuar në platformat fleksibël që kemi krijuar.

Soft & Solution po kërkon Senior Dotnet Developer që ka rreth 5+ vjet përvojë në zhvillimin e softuerit, dizenjim dhe arkitekturë.

Do të jetë përgjegjës për hartimin dhe zhvillimin e kërkesave komplekse për të përmbushur qëllimet e biznesit. Siguron që softueri të jetë zhvilluar për të përmbushur kërkesat e nevojshme; që zgjidhjet të jenë të dizenjuara mirë në lidhje me mirëmbajtjen / lehtësinë e integrimit dhe testimin.