Soft Academy II

Soft & Solution organizoi takimin me grupin e parë të aplikantëve të Soft Academy II.
14 aplikantët u paraqitën pranë zyrave të Soft & Solution për t’ju nënshtruar testit kualifikues për hyrjen në Soft Academy II.

Si fillim me ta u organizua një takim nga menaxherët e kompanisë të cilët prezantuan programin e Akademisë dhe rregullat e testimit.
Testimi u zhvillua prej një periudhe 2 orëshe. Gjatë kësaj kohe aplikantët ishin nën mbikëqyrjen e anëtarëve të kompanisë .
Rezultati i testimit ishte në kohë reale dhe trasparente për gjithsecilin.

Në përfundim të testimit, për të gjithë u krye një takim individual për dhënien e feedback dhe vazhdimësinë e tij drejt Soft Academy.