
Instruktor Part Time per Zhvillues Database
Kush jemi ne
Soft & Solution Group është një kompani lider në Shqipëri, Turqi dhe Francë me një eksperiencë disavjeçare në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Telekomunikacionit, e cila ofron shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit, zhvillon programe dhe aplikacione të të gjitha kategorive dhe profileve.
Portofoli ynë përfshin:
- zhvillimi i programeve të dedikuara;
- integrimi dhe implementimi i sistemeve;
- mirëmbajtjen e sistemeve;
- trajnime;
- konsulenca
Përgjegjësitë:
- Udhëzoni studentët përmes zhvillimit të një projekti përfundimtar që do të nxjerr në pah aftësitë e tyre profesionale përpara menaxherëve të burimeve njerëzore;
- Krijoni një komunitet dinamik dhe bashkëpunues në klasë;
- Instruktorët do të duhet të angazhohen disa orë në javë për të përgatitur mësime dhe materiale, duke shfrytëzuar përmbajtjen ekzistuese të kurrikulës së Soft Academy;
- Frymëzoni studentët që të ngulmojnë në sfidat e të mësuarit të një grupi të ri aftësish.
Aftësië e kërkuara
- Diplomë Master në Inxhinieri Kompjuterike ose Shkenca Kompjuterike ose ekuivalente.
- Të keni njohuri në menaxhimin e projekteve si Agile ashtu edhe Water Fall Project Management, qasjet dhe njohja me mjetet e menaxhimit të projekteve.
- Të keni paktën 5 vjet përvojë në zhvillimin e bazës së të dhënave;
- Njohuri eksperte të mjediseve të SQL Server për dizajnimin dhe zhvillimin e bazave të të dhënave.
- Përvojë në mirëmbajtjen e bazës së të dhënave dhe operacionet e lëshimit.
- Ju jeni personi që kolegët tuaj i drejtohen natyrshëm kur përpiqen të kuptojnë diçka;