Soft & Solution Group kërkon të punësojë Operations Assistant
Operations Assistant:
- Ndihmon në detyrat administrative të përditshme, duke përfshirë regjistrimin e të dhënave, arkivimin dhe përgatitjen e dokumenteve, për të siguruar funksionimin e rregullt operacional.
- Përgjegjës për kthimin e email-eve dhe telefonatave, duke siguruar delegimin e informacionit tek personat përgjegjës.
- Përditëson bazat e të dhënave dhe sigurohet për integritetin e të dhënave për të mbështetur marrjen e vendimeve të informuara dhe efikasitetin e flukseve të punës.
- Bashkëpunon me anëtarët e ekipit për të ekzekutuar proceset operacionale.
- Mban inventarin për materialet e zyrës dhe bën porositë e materialeve të reja sipas nevojës.
- Mikpritja, orientimi dhe asistimi i klientëve për takimet përkatëse.
- Menaxhon situatat me profesionalizëm dhe empati për të siguruar mbarëvajtjen e komunikimit mes palëve.
- Kryen detyra për regjistrim të dhënash dhe analiza bazë të të dhënave, mban tabela (spreadsheets) dhe gjeneron raporte për të mbështetur marrjen e vendimeve operacionale.
- Aftësi menaxhuese për komunikimet me email dhe telefonata për mbarëvajtjen e sistemeve financiare me klientet përkatës.
- Nënshkruan kontratat dhe dokumentat perkatëse me nje liste të gjerë klientësh për shërbimet financiare që ofron kompania.
- Punon në mënyrë bashkëpunuese me ekipin, duke ofruar ndihmë të vlefshme dhe duke kontribuar në një ambient pune pozitiv dhe produktiv.
Kërkesat për Asistentin Operativ:
- Diplomë e shkollës së lartë; arsimi shtesë ose çertifikimi në Administratë Biznesi, Financë, apo një fushë të ngjashme është një avantazh.
- Aftësi të forta organizative me vëmendje të mprehtë ndaj detajeve dhe aftësia për të menaxhuar detyra në mënyrë efikase.
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim me shkrim dhe verbal për të lehtësuar ndërveprimin efektiv mes palësh.
- Njohuri në përdorimin e programeve standarde të zyrës (p.sh., paketa MS Office) dhe njohuri ne sisteme financiare eshte nje avantazh.
- Qasje proaktive për identifikimin dhe zgjidhjen e sfidave operacionale, me aftësinë për të menduar në mënyrë kritike dhe për të propozuar zgjidhje efektive.
- Aftësi për të mbajtur inventarin dhe kontrollin e zyres për procedurat operacionale si psh: menaxhimi i mjeteve kancelarike dhe porosive në vazhdim.
Çfarë ofrojmë ne:
- Një ambient pune miqësor, mbështetës dhe bashkëpunues, ku kontributet tuaja vlerësohen
- Mundësi për rritje dhe zhvillim profesional në një kompani teknologjike që po zgjerohet me shpejtësi
- Një paketë pagash konkurruese me përfitime shtesë, e krijuar për të njohur punën dhe përkushtimin tuaj të palodhur
- Mundësia për të punuar në një industri të avancuar, duke fituar përvojë dhe aftësi të vlefshme.