Kush jemi ne

Soft & Solution Group është një kompani lider në Shqipëri, Turqi dhe Francë me një eksperiencë disavjeçare në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Telekomunikacionit, e cila ofron shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit, zhvillon programe dhe aplikacione të të gjitha kategorive dhe profileve.

Portofoli ynë përfshin:

  • zhvillimi i programeve të dedikuara;
  • integrimi dhe implementimi i sistemeve;
  • mirëmbajtjen e sistemeve;
  • trajnime;
  • konsulenca

 

Misioni i kompanisë është të sigurojë cilësi maksimale për çdo shërbim, duke u bazuar tek teknologjia dhe mundësitë që ajo ofron. Me besim të fortë në vlerat që ofrojmë, punojmë në krah të klientëve tanë për të ideuar dhe ndërtuar zgjidhje bashkëkohore, duke u bazuar në platformat fleksibël që kemi krijuar.

Pozicioni i punës: Recepsioniste

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Mirëpret, komunikon dhe regjistron vizitorët që janë të interesuar të hyjnë në mjediset e kompanisëZbaton procedurën e hyrje/daljes në mjediset e kompanisë
Komunikon me personat që paraqiten në recepsion dhe organizon komunikimin e tyre me personat e interesuar pas marrjes së konfirmimit përkatës nga pritësi
Zbaton normat më të mira të komunikimit me personelin dhe vizitorët
Ndihmon në organizimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të kompanisë
Është e gatshme të përmbushë detyra të ndryshme që mund t’i jepen, sipas nevojave të kompanisë.

Aftësitë e kërkuara:

Të ketë përfunduar studimet e lartaAftësi të shkëlqyera komunikimi, verbal dhe të shkruar
Aftësi për të komunikuar me të gjitha nivelet e stafit ekzekutiv dhe klientëve
Aftësi organizative dhe vëmendje të lartë në detaje
Të ketë njohuri të paketës Microsoft Office (Outlook, Word, Excel dhe PowerPoint)
Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të folur dhe të shkruar)
Të ketë aftësi të padiskutueshme të ruajtjes së konfidencialitetit
Eksperienca të mëparshme përbëjnë avantazh

 

Apliko tani