
Kush jemi ne
Soft & Solution Group është një kompani lider në Shqipëri, Turqi dhe Francë me një eksperiencë disavjeçare në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Telekomunikacionit, e cila ofron shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit, zhvillon programe dhe aplikacione të të gjitha kategorive dhe profileve.
Portofoli ynë përfshin:
- zhvillimi i programeve të dedikuara;
- integrimi dhe implementimi i sistemeve;
- mirëmbajtjen e sistemeve;
- trajnime;
- konsulenca
Misioni i kompanisë është të sigurojë cilësi maksimale për çdo shërbim, duke u bazuar tek teknologjia dhe mundësitë që ajo ofron. Me besim të fortë në vlerat që ofrojmë, punojmë në krah të klientëve tanë për të ideuar dhe ndërtuar zgjidhje bashkëkohore, duke u bazuar në platformat fleksibël që kemi krijuar.
Soft & Solution kërkon të punësojë 5 zhvillues blockchain të aftë për të hartuar, zbatuar dhe shpërndarë një rrjet të sigurt të bazuar në blockchain.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të bashkëpunojë me menaxherët për të përcaktuar nevojat e teknologjisë blockchain dhe funksionalitetet e parashikuara;
- Krijimi i veçorive dhe ndërfaqeve të aplikacionit duke përdorur gjuhë programimi duke shkruar kod multithread;
- Aplikimi i teknikave të fundit të kriptologjisë për të mbrojtur të dhënat e transaksioneve dixhitale kundër sulmeve kibernetike dhe hakimeve të informacionit;
- Optimizimi dhe sigurimi i aplikacioneve blockchain duke integruar mjete dhe teknologji të reja;
- Dokumentimi i proceseve të zhvillimit të blockchain dhe përputhja me praktikat më të mira në mbrojtjen e të dhënave;
- Azhornimi me teknologjitë aktuale blockchain dhe metodat e kriptografisë;
Profili i kërkuar:
- Diplomë Bachelor në sigurinë e informacionit, shkenca kompjuterike, ose të ngjashme;
- Minimumi 1 vit përvojë si zhvillues i blockchain;
- Aftësi të avancuara në gjuhët e programimit;
- Përvojë e gjerë në zhvillimin back-end, algoritmet dhe strukturat e të dhënave;
- Njohuri për kriptografinë dhe protokollet blockchain;