
Soft & Solution kërkon të zgjerojë ekipin me Quality Assurance Specialist
Kush jemi ne
Soft & Solution eshte kompani udheheqese ne Shqiperi, me eksperience disa vjecare ne fushen e teknologjise se informacionit dhe telekomunikacionit, e cila ofron sherbime ne fushen e teknologjise se informacionit, zhvillon programe dhe aplikacione te te gjitha kategorive dhe profileve. Portofoli yne perfshin:
- Zhvillim programesh te dedikuar,
- Integrim dhe implementim sistemesh,
- Mirembajtje sistemesh,
- Trajnime
Misioni i kompanise eshte te siguroje cilesi maksimale per cdo sherbim, duke u bazuar tek teknologjia dhe mundesite qe ajo ofron. Me besim te forte ne vlerat qe ofrojme, punojme ne krah te klienteve tane per te ideuar dhe ndertuar zgjidhje bashkekohore, duke u bazuar ne platformat fleksibel qe kemi krijuar.
Detyrat dhe pergjegjesite:
- Shikoni dhe analizoni specifikimet e sistemit
- Bashkepunoni me inxhinieret e QA per te zhvilluar strategji efektive dhe plane testimi
- Ekzekutoni raste te ndryshme manuale dhe analizoni rezultatet
- Dokumentoni fazat e testimit dhe buget e gjetura
- Raportoni buget tek ekipi i zhvillimit
- Ndihmoni ne zgjidhjen e problemeve
- Punoni me ekipe nderfunksionale per te garantuar cilesi gjate gjithe ciklit te jetes se zhvillimit te software
- Krijim skriptesh ne DB (insert, update, delete) per te performuar stress testing ose regresive
Profili i kerkuar
- Minimumi eksperience 1 vjecare si Testues ne produkte software ose role te ngjashme
- Familjarizuar me framework Agile dhe testime regresive
- I afte per te dokumentuar dhe per te gjetur problematika
- Njohuri ne menaxhim software testimi (LambdaTest, etj) dhe SQL
- Aftesi shume te mira komunikuese
- Aftesi shume te mira analitike dhe problem-solving.
- Aftesi shume te mira organizative
- I motivuar dhe me pasion per te mesuar dhe eksploruar toolse dhe metodologji te reja
Avantazhet
- Kushte komode pune,
- Mundesi zhvillimi nepermjet trajnimeve te personalizuara,
- Njohja me trendet dhe praktikat me te mira ne inxhinierine e software,
- Mundesi certifikimi nga lideret nderkombetare te teknologjise se informacionit,
- Eksperience pune ne disa platforma zhvillimi,
- Shpreh opinionet e tua dhe vrapo per te arritur qellimet tona agresive.