
Soft & Solution kërkon të zgjerojë stafin me Testues Software
Soft & Solution eshte kompani udheheqese ne Shqiperi, me eksperience disa vjeçare ne fushen e teknologjise se informacionit dhe telekomunikacionit, e cila ofron sherbime ne fushen e teknologjise se informacionit, zhvillon programe dhe aplikacione te te gjitha kategorive dhe profileve.
Portofoli yne perfshin:
- Zhvillim programesh te dedikuar,
- Integrim dhe implementim sistemesh,
- Mirembajtje sistemesh,
- Trajnime
Misioni i kompanise eshte te siguroje cilesi maksimale per cdo sherbim, duke u bazuar tek teknologjia dhe mundesite qe ajo ofron. Me besim te forte ne vlerat qe ofrojme, punojme ne krah te klienteve tane per te ideuar dhe ndertuar zgjidhje bashkekohore, duke u bazuar ne platformat fleksibel qe kemi krijuar.
Pershkrimi i punes:
Soft & Solution kerkon te zgjeroje stafin me testues software, te vete motivuar, bashkepunues dhe me vullnet per te marre njohuri te reja.
Detyrat dhe pergjegjesite:
- Testimi i software-ve dhe identifikimi i defekteve te tyre.
- Krijimi dhe implementimi i test case-ve.
- Raportimi i defekteve dhe pershkallezimi i tyre.
- Ndjekja dhe analiza e problematikave te mbledhura.
- Te mbeshtese pergatitjen e dokumentacionit Teknik dhe manualeve te perdorimit.
Aftesite e kerkuara:
- Te kete mbaruar bachelor-in.
- Te kete njohuri te mira te gjuhes angleze.
- Aftesi ne pergatitjen e dokumentave dhe raporteve teknike.
- Te jete origjinal, me sens te larte kreativiteti dhe vizualiteti.
- Te jete i kujdesshem ndaj detajeve.
- Te jete fleksibel, entuziast dhe konfident.
- Nuk eshte e nevojshme eksperienca e meparshme.
Dokumentat e nevojshme per te aplikuar:
- CV me foto.
- Leter motivimi.
- Diplome dhe liste notash.
Aplikimet te cilat kane mungese te ndonjerit prej dokumentave te mesiperm do te skualifikohen automatikisht.