
Stafi i kompanise Soft & Solution, organizoi nje takim me studentet e Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjise“, me date 25/11/2019.
Ata ftuan studentet e CIT University te behen pjese e “Soft Academy II” dhe programeve qe ajo ofron ne drejtim te fitimit te profesionalizmit ne fushen e IT.
Z. Ermal Beqiri prezantoi perpara studenteve temen e Soft Academy II: “Cikli i zhvillimit te programeve software”. Ai tregoi ne menyre te detajuar rreth menyres se si do zhvillohet Akademia, temat ku do te perqendrohet, menyren e organizimit, formen e aplikimit etj.
Ky trajnim ka synim pergatitjen e individeve jo vetem nga ana teorike por edhe praktike sipas kerkesave te tregut te punes.
Te pranishem ishin edhe ish studentet e CIT University, te cilet tashme jane pjese e stafit te Soft & Solution. Ishte pjesemarrja e tyre ne Soft Academy I e cila ju mundesoi atyre fillimin e nje karriere te mirefillte si programues.
Frenkli Kapri, software developer i Soft & Solution, ndau me te pranishmit eksperiencen e tij. Ai pohoi se e ka nisur karrieren ne Soft si nje programues me experience por ne fillimet e tij kishte vene re se njohurite ne kodim nuk ishin te mjaftueshme dhe ishte pak e veshtire per t’u ambientuar me metodologjine e punes. Ai theksoi se ne qofte se do te kishte qene pjese e Soft Academy, do e kishte me te lehte pershtatjen.
Per studentet e Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjise” qe do te kalojne me sukses testimin, do te ofrohen 3 bursa.
Takimi i Hapur u zhvillua ne menyre interaktive nga te dyja palet.