Kompania Soft & Solution vjen me workshopin “Creative Team Building”.

 

Për evente të tilla përkushtimi  i treguar është gjithmonë i lartë dhe ne sigurohemi që të vijmë pranë jush me Tematika Reale dhe Inovative .
Evente të tilla kanë ndikim në eksperiencën e gjithsecilit  nga ne duke sjellë jo vetëm informacione të reja por edhe krijimin e një fryme bashkëpunimi.

 

Të jesh  pjesë e një Creative Team nuk është e lehtë.
Ishin Anxhela Boci dhe Erik Mixha ata të cilët sollën për të ftuarit Kontekstin kryesor të tematikës.
Ata  prezantuan përpara pjesëmarrësve 4 shtyllat të cilat arrijnë të krijojnë një Creative Team, mesazhet e synuara dhe aktivitetet e planifikuara.

 

Nën moderimin e tyre te ftuarit u bënë pjesë e lojrave dhe  interaktivitetit duke u përfshire totalisht në ekip dhe duke e bërë pjesëmarrjen e tyre më argëtuese.
Komunikim, Besim, Rrezik  dhe Eksperiencë, 4 pikat kyce të cilat arrijnë të  krijojnë  një ekip të bashkuar dhe të cojnë në suksesin e tij.

 

Eventet tona tani përkthehen si një sukses, historia e të cilave vazhdon …