Soft Skills

Në 17 Janar 2020 Soft & Solution zhvilloi workshopin me temë “Soft Skills in Software”.
Workshopi u zhvillua në ambientet e Plaza Hotel Tirana dhe ky ishte takimi i parë i kompanisë për vitin 2020 me studentë dhe ekspertë të fushës software.
Dihet tashmë që këto evente krijojnë mundësinë jo vetëm për zhvillimin profesional por edhe atë social.
Si një kompani software lider në treg, jemi dakord që të shkruarit e një kodi në mënyrë profesionale është shumë e rëndësishme por njëkohësisht mbrojmë fortë idenë se “soft skills” ka po të njëjtin nivel rëndësie sa “hard skills” për cdo programues. Bashkëpunimi, mirëkuptimi, pozitiviteti, gadishmëria për të mësuar gjëra të reja janë të gjitha aftësi të domosdoshme që kërkohen të përdoren në cilëndo industri ku ju punoni.
Ky workshop u përqendrua në shpjegimin e aftësive sociale, të komunikimit si dhe cilësive të personalitetit apo karakterit që i ndihmojnë njerëzit të punojnë dhe të socializohen me të tjerët.

Dy temat që u trajtuan në këtë workshop ishin :
“Soft Skills in Software “ e cila u moderua nga anëtarja e bordit të kompanisë “ Ilva Thomaj.
“ Dress for Success” e cila u moderua nga Fjorjada Plaku.
Ato trajtuan jo vetëm kontekstin e këtyre temave por edhe u ndalen në detajet specifike të tyre.

Komunikimi është një aftësi që krijohet mjafton të ndiqen teknikat e duhura.
Zhvillimi i këtij workshop-i u krye në mënyrë interactive me pjesëmarrësit ku u zhvilluan edhe lojra me tematikë të workshopit.