
Si pjesë përbërëse e stafit të Soft & Solution, programuesi senior do të integrohet në një prej ekipeve të zhvillimit. Programuesi senior do të angazhohet në projekte që zhvillohen sipas metodologjisë Scrum, duke patur kështu mundësinë të punojë në ekip dhe të ruajë autonominë. Është përgjegjës për arkitekturën, planifikimin, zhvillimin, testimin dhe mirëmbajtjen e aplikacioneve.
Soft & Solution kërkon të punësojë një Programues Senior
- zhvillim programesh të dedikuar,
- integrim dhe implementim sistemesh,
- mirëmbajtje sistemesh,
- trajnime
Misioni i kompanisë është të sigurojë cilësi maksimale për çdo shërbim, duke u bazuar tek teknologjia dhe mundësitë që ajo ofron.Me besim të fortë në vlerat që ofrojmë, punojmë në krah të klientëve tanë për të ideuar dhe ndërtuar zgjidhje bashkëkohore, duke u bazuar në platformat fleksibël që kemi krijuar.
- Do të punojë si pjesë përbërëse e ekipit Scrum, duke qenë prezent në daily scrum, duke marrë feedback ditor për detyrat e caktuara brenda sprintit.
- Do të zhvillojë algoritme eficente për të zgjidhur kërkesat e product backlog.
- Do të testojë, dokumentojë dhe instalojë aplikacionet.
- Do të organizojë dhe të marrë pjesë në takime me klientët për aplikacionet që do të zhvillohen.
- Do të kyejë analizimet e nevojshme për kërkesat e programit për të përcaktuar realizueshmërinë dhe implementimin në kohën e kërkuar të aplikacionit dhe me kufizimet e kostos sipas rastit.
Profili i kërkuar
- Ndershmëri dhe integritet
- Dëshirë për të punuar, besueshmëri dhe etikë profesionale
- Njohuri të mira në programimin e orientuar nga objektet (JAVA, C#).
- Njohuri të mira/thelluara në database relacionale (ORACLE, MySQL, SQL Server).
- Aftësi të mira analitike dhe komunikimi.
- Aftësi të mira organizative dhe punë në grup.
- Njohuri të gjuhës angleze.
- Multitasking
Avantazhet
- Kushte komode pune,
- Mundësi zhvillimi nëpërmjet trajnimeve të personalizuara,
- Njohja me trendet dhe praktikat më të mira në inxhinierinë e softëare,
- Mundësi certifikimi nga liderët ndërkombëtare të teknologjisë së informacionit,
- Eksperiencë pune në disa platforma zhvillimi,
- Shpreh opinionet e tua dhe vrapo për të arritur qëllimet tona agresive,
Shprehja e opinioneve dhe liria për të ‘vrapuar’ për të arritu qëllimet tona agresive,