Më 21 Nëntor 2019, në Universitetin “Mesdhetari” u zhvillua TAKIM I HAPUR në kuadër të prezantimit të “ Soft Academy II” nga kompania Soft & Solution.
Z.Ermal Beqiri mbajti fjalën duke prezantuar përballë studentëve të Universitetit “Mesdhetari” më në detaje Temën e Soft Academy II “ Cikli i zhvillimit të aplikacioneve software “ .
U theksua se ky trajnim do të mbulojë të gjithë rangun e koncepteve, teknikave dhe proceseve që aplikohen në Zhvillimin e Aplikacioneve Software. Programi i Akademisë është i përshtatur sipas kërkesave të biznesit ku të trajnuarit do jenë të aftë të fitojnë përvojën e punës duke prekur në mënyrë reale të gjitha kërkesat apo problematikat e duke përfunduar me zgjidhjen e tyre.

U prezantuan fushat ku konsiston Soft Academy II :
• Analizë Biznesi
• UX
• Scrum
• Database
• Kodim
• Testim

Qellimi i Akademisë është që pjesëmarrësit në trajnim, gjatë kohës së ndjekjes së Akademisë do përvetësojnë në mënyrë eficente secilën prej tyre.
U pohua se Soft & Solution, për studentët aplikues të Universitetit “ Mesdhetari” që do kalojnë Testimin, do të ofroje 5 bursa.

Takimi i hapur përfundoi me një seancë pyetje-përgjigjesh.