
-
09:00 28 Shkurt, 2020
Hapen Aplikimet per workshop-in “Te menduarit krijues ne nje skuader”!
Te menduarit krijues eshte akti i kthimit te ideve te reja dhe imagjinare ne realitet. Kreativiteti karakterizohet nga aftesia per te perceptuar boten ne menyra te reja, per te gjetur modele te fshehura, per te krijuar lidhje midis dukurive ne dukje te palidhura dhe per te gjeneruar nje zgjidhje.
Krijimtaria eshte celesi i suksesit, por te menduarit jashte kornizave nuk eshte gjithmone e lehte. Te menduarit ndryshe ze fill ne aftesine e dikujt per te zhvendosur procesin e tyre te te menduarit dhe per te marre rrugen drejt identifikimit te mundesive unike.
Por kush eshte ajo qe e ben kete proces me te thjeshte?
Eshte pikerisht skuadra. Nje skuader gjeneron idete me unike sepse ne vetvete eshte nje perpunuese e versioneve me te mira te ideve te secilit anetar te saj .
Ne workshop-in “Creative Team Thinking” do te trajtohet ne menyre te detajuar se si ne nje skuader pjesemarresit inkurajohen te ndajne idete e tyre me njeri-tjetrin. Ndersa idete vijne ne mendje, ato kapen dhe stimulojnë zhvillimin e ideve me te mira duke ndjekur kater rregulla themelore:
– Sa me shume ide te jete e mundur
– Asnje ide nuk eshte e parendesishme
– Risia eshte e mirepritur
– Kombinimi dhe permiresimi i ideve
Aplikimet Perfunduan!