Creative Team Thinking Baner

Creative Team Thinking

  • Hotel Xheko Imperial

  • 09:00 28 Shkurt, 2020 

Mbyllen Aplikimet për workshop-in “Creative Team Thinking”!

Mbyllen Aplikimet per workshop-in “Creative Team Thinking”!

Te menduarit krijues eshte akti i kthimit te ideve te reja dhe imagjinare ne realitet. Kreativiteti karakterizohet nga aftesia per te perceptuar boten ne menyra te reja, per te gjetur modele te fshehura, per te krijuar lidhje midis dukurive ne dukje te palidhura dhe per te gjeneruar nje zgjidhje.
Krijimtaria eshte celesi i suksesit, por te menduarit jashte kornizave nuk eshte gjithmone e lehte. Te menduarit ndryshe ze fill ne aftesine e dikujt per te zhvendosur procesin e tyre te te menduarit dhe per te marre rrugen drejt identifikimit te mundesive unike.

Por kush eshte ajo qe e ben kete proces me te thjeshte?
Eshte pikerisht skuadra. Nje skuader gjeneron idete me unike sepse ne vetvete eshte nje perpunuese e versioneve me te mira te ideve te secilit anetar te saj.
Ne workshop-in “Creative Team Thinking” do te trajtohet ne menyre te detajuar se si ne nje skuader pjesemarresit inkurajohen te ndajne idete e tyre me njeri-tjetrin. Ndersa idete vijne ne mendje, ato kapen dhe stimulojnë zhvillimin e ideve me te mira duke ndjekur kater rregulla themelore:
– Sa me shume ide te jete e mundur
– Asnje ide nuk eshte e parendesishme
– Risia eshte e mirepritur
– Kombinimi dhe permiresimi i ideve

Aplikimet per kete workshop jane mbyllur!
Duke ju falenderuar per interesin e treguar dhe numrin e larte te aplikimeve ju mirëpresim ditën e premte ora 9:00.
Aktivitete dhe plot Energji Pozitive na presin!