
-
09:00 18 Shtator, 2020
Siguria Kibernetike është aplikimi i teknologjive, proceseve dhe kontrolleve për të mbrojtur sistemet, rrjetet, programet, pajisjet dhe të dhënat nga sulmet në internet.
Qëllimi është zvogëlimi i rrezikut të sulmeve kibernetike dhe mbrojtja kundër shfrytëzimit të paautorizuar të sistemeve, rrjeteve dhe teknologjive.
Sulmet kibernetike i shkaktojnë organizatave dëme të mëdha ekonomike, humbjen e të dhënave të rëndësishme gjithashtu mund të ndikojë negativisht në reputacionin e organizatës.
Siguria dhe praktika efektive e punës nga çdo punonjës në një organizatë sjell menaxhimin efektiv të sigurisë kibernetike.
Fazat e sulmeve kibernetike, rreziqet dhe mënyrat e mbrojtjes në çdo rast do të trajtohen në workshop-in e radhës: “Siguria Kibernetike, Rreziqet dhe si të mbrohemi prej saj”.
Aplikimet jane mbyllur !