
“Soft Skills” konsiderohen nje kombinim i aftesive sociale, njerezore, te komunikimit si dhe cilesive te personalitetit apo karakterit qe i ndihmojne njerezit te punojne dhe te socializohen me te tjeret. Kompania Soft & Solution zhvillon workshop-in “Soft Skills in Software”, ku do te trajtohen aftesite e rendesishme ne kulturen e punes dhe pervetesimi i tyre. Si nje kompani software lider ne treg, jemi dakord qe te shkruarit e nje kodi ne menyre profesionale eshte shume e rendesishme, por njekohësisht mbrojme fort idene se “soft skills” ka po te njejtin nivel rendesie sa “hard skills” per cdo programues. Bashkepunimi, mirekuptimi, pozitiviteti, gatishmeria per te mesuar njohuri te reja jane te gjitha aftesi te domosdoshme qe kerkohen te perdoren ne cdo industri ku ju punoni. Disa nga pikat kryesore qe do te trajtohen ne workshop jane: -Cfare jane soft skills? -Cilat jane aftesite qe duhen mesuar dhe aplikuar ne vendin e punes? -Cfare do te thote: Aftesite teknike në software? Te gjithe e dime qe eksperienca e punesimit ne cdo kompani ka uljet dhe ngritjet e veta nga pikepamja personale dhe teknike, por zoterimi i Soft Skills permireson performancen tone dhe lehteson ecurine e aktivitetit te punesimit ne cdo faze. Diferenca midis nje programuesi te mire dhe nje programuesi shume te mire nuk eshte aftesia per te realizuar nje kod apo modul ne nje gjuhe programimi, por aftesia per te komunikuar me koleget dhe klientet tuaj. Bashkepunimi dhe komunikimi funksional jane kritike per suksesin e cdo projekti qe ju ndermerrni. “A great programmer also needs to be a great teammate. The two things go hand-in-hand.” Duke ju uruar nje fillim viti te mbare ju njoftojme se aplikimet per te qene pjesemarres ne workshop-in “Soft Skills in Software” jane hapur.