Kompania Soft & Solution zhvilloi workshopin “Soft & Solution Retrospective”, ne te cilin te ftuarit ndane eksperiencat, mendimet e tyre, profilin e suksesit dhe jo vetem. Gjithashtu u ndane certifikatat per te trajnuarit te cilet perfunduan me sukses trajnimin prane Soft Academy.

Ne kete workshop, gjithashtu arkitektet e sistemeve folen per teknologjite qe jane perdorur per zhvillimin e projekteve.

Nje prej teknologjive ne te cilin jane integruar shume zhvillime softesh është platforma WebDev të cilen Meri Manaj e cilesoi si teknologjia më e shpejtë për sisteme web based statike dhe dinamike.

Gjate ndarjes se certifikatave Artina Dhimitri theksoi se “Njohurite qe ju mund te pervetesoni ne Soft Academy, ne kursin e ofruar ne gjuhen e orientuar drejt objekteve C#, ju mundesojne qe te rriteni profesionalisht per tregun shqiptar dhe jo vetem”.