
Soft & Solution kërkon të zgjerojë stafin me graphic designer të ri, të vetë motivuar, bashkëpunues dhe me vullnet për të marrë njohuri të reja.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
– Ideimi dhe krijimi i broshurave, logo-ve, video-ve dhe materialeve të ndryshme promocionale
– Zhvillimi i ndërfaqeve të software-ve të rinj, konceptimi i dizajnit dhe sugjerimi i përmirsimeve për software-t ekzistues
Kompania Soft&Solution kërkon të punësojë Graphic Designer
Kush jemi ne
Soft & Solution është kompani udhëheqëse në Shqipëri, me eksperiencë disa vjeçare në fushën e teknologjisë së informacionit dhe telekomunikacionit e cila ofron shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit, zhvillon programe dhe aplikacione të të gjitha kategorive dhe profileve.Portofoli ynë përfshin:
- zhvillim programesh të dedikuar,
- integrim dhe implementim sistemesh,
- mirëmbajtje sistemesh,
- trajnime
Misioni i kompanisë është të sigurojë cilësi maksimale për çdo shërbim, duke u bazuar tek teknologjia dhe mundësitë që ajo ofron.Me besim të fortë në vlerat që ofrojmë, punojmë në krah të klientëve tanë për të ideuar dhe ndërtuar zgjidhje bashkëkohore, duke u bazuar në platformat fleksibël që kemi krijuar.
Përshkrimi i punës:
Soft & Solution kërkon të zgjerojë stafin me graphic designer të ri, të vetë motivuar, bashkëpunues dhe me vullnet për të marrë njohuri të reja.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
– Ideimi dhe krijimi i broshurave, logo-ve, video-ve dhe materialeve të ndryshme promocionale
– Zhvillimi i ndërfaqeve të software-ve të rinj, konceptimi i dizajnit dhe sugjerimi i përmirsimeve për software-t ekzistues
– Mirëmbajtja grafike e site-ve dhe software-ve të kompanisë
– Zhvillim/Propozim kompozime grafike që i përshtaten kërkesës së klientit
– Prezantim idesh dhe konceptesh të reja bordit menaxhues
– Realizim projektesh dhe detyra të caktuara grafike nga bordi menaxhues
– Bashkëpunim grafik dhe koordinim i përditshëm me kolegët
– Mbledhje dhe raportime me stafin mbi ecurinë dhe realizimin e projekteve sipas afateve të paracaktuara
– Respektimi i deadline-ve të përcaktuara dhe aftësi për të punuar nën presion
Aftësitë e kërkuara:
– Të ketë mbaruar bachelor-in
– Të ketë njohuri të mira të gjuhëz angleze
– Aftësi në përgatitjen e dokumentave dhe raporteve teknik
– Të jetë origjinal, me sens të lartë kreativiteti dhe vizualiteti
– Të jetë i kujdesshëm ndaj detajeve
– Të jetë fleksibël, entuziast dhe konfident
– Njohuri mbi paketën Adobe (Adobe Photoshop, Adobe Illustrator, Adobe InDesign) dhe CorelDRAW përbëjnë avantazh
– Njohuri në HTML dhe WordPress përbëjnë avantazh
– Nuk është e nevojshme eksperienca e mëparshme
Dokumentat e nevojshme për të aplikuar:
– CV me foto
– Letër motivimi
– Diplomë dhe listë notash
Aplikimet të cilat kanë mungesë të ndonjërit prej dokumentave të mësipërm do të skualifikohen automatikisht.