Soft & Solution

Nisma inovatore të Soft &Solution; Get Paid to Get Trained!

Nisma e Re: “Trajnim i Paguar” në Soft & Solution

Gjatë takimit të rradhës me ekipin e Soft & Solution dhe të rinjëve që kanë aplikuar për t’ju bashkuar kompanisë tonë, u diskutua rreth nismës më të re që Soft & Solution ka ndërmarrë, e cila konsiston në “Trajnim të Paguar”.  Get Paid to Get Trained! Kjo është një nismë e re dhe e ndryshme nga shumë programe të trajnimit të përditshëm.

Në këtë program, të rinjët që janë duke aplikuar për të bërë pjesë në ekipin tonë do të trajnohen për pozicionet e tyre të synuara në fushën e teknologjisë së informacionit. E veçanta e këtij programi është se paga minimale për të gjithë trajnuesit është 100,000 lekë të reja, një shumë që Soft & Solution aktualisht ofron për punëtorët e saj fillestarë.

Ky program synon të ofrojë një mënyrë të arritshme për të rinjtë e talentuar për të fituar përvojë pune në fushën e teknologjisë së informacionit, ndërkohë që ata marrin një pagesë të garantuar për kohën e tyre të investuar në trajnim. Në këtë mënyrë, ata mund të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre, duke u përgatitur për karrierën e tyre në këtë sektor.

Gjatë diskutimit, u theksua se kjo nismë për trajnimin e paguar përfaqëson një angazhim të vërtetë të Soft & Solution për të investuar në zhvillimin e të rinjve dhe për të ndihmuar në rritjen e talentit lokal në fushën e teknologjisë së informacionit. Në fund, kjo nismë u përshëndet dhe u inkurajua nga ekipi i pranishëm, duke shfaqur një përkushtim të fortë ndaj avancimit të të rinjve dhe të fushës sonë.

 

Mesazhi nga Themeluesi, Z. Ermal Beqiri

Z. Ermal Beqiri, themeluesi i kompanisë u shpreh:

“Në Soft & Solution, motoja Get Paid to Get Trained nuk është thjesht një slogan, por një realitet i vërtetë. Ky parim është themeli i ndërtimit të ekselencës sonë dhe ndërtimi i një fryme bashkëpunuese. Soft & Solution nuk është vetëm një kompani; ajo përfaqëson një mënyrë të veprimit dhe të menduarit që është kultivuar me kujdes nga ekipi ynë i mrekullueshëm në shumë vite.

Unë ndjehem me fat dhe i përulur kur ndodhem përball 85 profesionistëve të rinj, të cilët kanë kaluar një prej fazave të procesit të përzgjedhjes dhe tani janë në kërkim të përvojës së tyre të parë në punë. Me siguri ata ende nuk e dinë se pas disa muajsh do të jenë frymëzim jo vetëm për Soft & Solution, por edhe për shumë kompani të tjera.

Dua të bëj një thirrje për kompanitë e ngjashme, dhe jo vetëm: kur mendoni për investime, investoni në ide, në njerëz, në frymë. Kompania nuk është vetëm një logo, një slogan ose një emër. Ajo është frymë; frymë shprese, frymë ideje.

Me përulësi të madhe, dua të falenderoj të gjithë ata që mundësuan që kjo ngjarje të shkëlqejë, ata që na çliruan nga cdo kufi. Ata kanë thyer çdo barrierë të realitetit dhe ankesave për mungesë njerëzish, shkollash dhe profesionistësh.

Faleminderit për ata që kontribuan në zhvillimin tonë dhe ndihmuan në shtrirjen tonë në 4 shtete. Nuk mund ta përshkruaj me fjalë se sa mirenjohës jam ndaj ekipit tim.

Për mua, ata janë heronjtë e heshtur dhe lokomotiva që tërheq vagonat e suksesit!”