Software te dedikuar

Ne ndihmojme klientet tane te shnderrojne idete e tyre ne zgjidhje inovative, duke nisur nga idete start-up te kompanive ne hapat e tyre te pare e deri ne sistemet e menaxhimit te koorporatave.

Soft & Solution eshte nje kompani me pervoje disa vjecare ne hartimin dhe zhvillimin e software per ndermarrje te ndryshme, ne web, ERP, CRM, HRM, dhe jo vetem. Ne ju ofrojme nje qasje universale ne instalim, suport dhe perditesime duke siguruar zgjidhjet me efikase te software per cdo biznes. Produktet e krijuara nga Soft & Solution do t’ju vijne ne ndihme ne optimizimin e procesit te punes, zgjidhjen e ceshtjeve organizative dhe permbushjen e nevojave te ndryshme te kompanise suaj.

Paketa e software-ve
ERP
Software financiare
Planifikim te burimeve per ndermarrje
Software te pavarur per shitje dhe blerje
Software CRM
Software GIS
Software per menaxhim dhe furnizim
Software per menaxhimin e njohurive
Software per menaxhimin e punes

Teknologjia

Soft & Solution perdor teknika, gjuhe programimi, framework dhe library te ndryshme per te krijuar projekte te cdo madhesie, kategorie dhe shkalle kompleksiteti.

Analiza paraprake

Ne fazen fillestare te projektit kryhet nje analize e objektivave dhe qellimeve te tij, shtrirjes kohore dhe kerkesave te klientit ne menyre qe te pergatitet me pas nje dokumentacion i plote dhe nje plan projekti. Gjithashtu, para fillimit te punes ofrojme konsultim ne lidhje me teknologjine qe i pershtatet me teper sistemit si dhe ndertojme nje arkitekture te miremenduar.

 

Zhvillimi i sistemit

Me nje eksperience disa vjecare ne zhvillimin e sistemeve dhe inxhinierimin e software, Soft & Solution zhvillon, pershtat dhe jep zgjidhjet me efikase duke u bazuar ne nevojat specifike te nje biznesi. Sherbimet tona perfshijne gjithashtu testimin e aplikacionit, pershtatjen e tij me nje mjedis ekzistues dhe implementimin.

 

Implementimi dhe suporti

Per te garantuar nje pune dhe cilesi te qendrueshme, pas implementimit te nje projekti ne ofrojme sherbime mirembajtjeje dhe suporti, te cilat perfshijne 3 nivele: upgrade dhe permiresime te aplikacionit, monitorim i performances dhe auditim sigurie, si dhe migrim te serverit apo sistemit operativ.

 

Aplikacione Mobile

Aplikacionet mobile jane komponente thelbesore per ecurine e bizneseve ne ditet e sotme. Ato u mundesojne punonjesve te nderveprojne ne kohe reale dhe te jene produktive ne menyre te vazhdueshme; si dhe mund te perdoren gjeresisht e ne menyre efikase nga klientet.

Ne Soft & Solution, ne zhvillojme aplikacione per iPhone, iPad, Android dhe Windows, te cilat karakterizohen nga dizajne unike e profesionale dhe performance te pakrahasueshme.

Ekipi yne i programimit:

  • Mundeson nje proces te optimizuar software dhe hardware.

  • Krijon pika integrimi te cilat lidhin te dhenat me aplikacionet tuaja.

  • Miremban aplikacionet tuaja duke shtuar funksionalitete dhe duke realizuar permiresimet e nevojshme.

Ne jemi zgjidhja e duhur nese:

  • Deshironi te dini si mund t’i ndihmoni punonjesit tuaj ne menyren me te mire dhe cilat sisteme operimi mobile duhet te perdorni per aplikacionet tuaja.

  • Nuk jeni te sigurt si te menaxhoni te dhenat, sigurine dhe aksesin e punonjesve nepermjet aplikacioneve ne iTunes, Play Store apo App Store.

  • Keni nevoje per nje orientim me efikas mbi faktin se si aplikacionet mobile do te pershtaten dhe integrohen me teknologjite tuaja ekzistuese ne nje periudhe afatgjate.

Aplikacione web

Ekipi yne i projekteve kupton nevojat e biznesit tuaj per t’ju ndihmuar te minimizoni risqet lidhur me tregun dhe teknologjine, pergjate te gjithe ciklit te zhvillimit te produktit tuaj.

Soft & Solution ju mundeson:

Validimin e konceptit

Shmangien e kostove te paplanifikuara

Zgjedhjen e teknologjise se duhur

Inovacion dhe rritje

Maksimizimin e burimeve

Zbulimin e modeleve te reja te biznesit

Zhvillime frontend

Ne pervetesojme kerkesat tuaja dhe ndertojme nje produkt me cilesi maksimale te nderfaqes duke e pershtatur me nevojat dhe kerkesat e perdoruesve.

Ne ofrojme:

  • Nje nderfaqe te kuruar deri ne detaj, te pershtatur sipas kerkesave tuaja

  • Nderfaqe konsistente ne te gjithe aplikacionin

  • Animacione mbreselenese dhe efekte qe nuk cenojne performance

Zhvillime backend

Arkitektet e kompanise sone, se bashku me inxhiniere profesioniste, do te ndertojne dizajnin dhe themelet e sistemit tuaj me disponueshmeri dhe cilesi maksimale.

Ekipi yne ju siguron:

  • Nje arkitekture solide qe lejon rritjen e metejshme te sistemit

  • Fleksibilitet per t’u integruar me sisteme te tjera dhe me sherbime te paleve te treta

  • Struktura te dhenash te avancuara

     

  • Funksionalitete sigurie per te mbrojtur perdoruesit, proceset dhe te dhenat tuaja

Faqe Web

Ekspertet tane ne Departamentin e Zhvillimit te Faqeve Web perdorin teknologjine me te fundit dhe praktikat me te mira per krijimin e website-ve te dedikuara, te cilat terheqin vemendjen e perdoruesve dhe permbushin nevojat e kerkesat e tyre. Ne marrim ne konsiderate strategjine tuaj te permbajtjes, arkitekturen e informacionit, pikepamjet e perdoruesve dhe planifikojme aspektin marketing te faqes tek audience juaj.

Dizajni dhe Zhvillimi i faqeve web

Hapat ne te cilat kalon zhvillimi i faqeve web ne Soft & Solution:

  • Perceptimi i nevojave dhe zhvillimi i strategjise
    Ekspertet tane kryejne kerkime e analiza dhe pergatisin rekomandimet e duhura strategjike per ju, te cilat do ju vijne ne ndihme per te arritur qellimet e biznesit. Rekomandimet tona jane taktike dhe efektive, duke nisur nga takimet me menaxheret e kompanise suaj deri tek analiza e industries ku ju operoni.

  • Arkitektura e informacionit
    Arkitektet e informacionit ne Soft & Solution ndertojne tiparet, funksionalitetet dhe strukturen e website-it tuaj. Cdo website ka nevoje per baza te ndertuara mire, per kete arsye ekipi yne ju mundeson nje sherbim efektiv per biznesin tuaj online.

  • Dizajn kreativ dhe kodimi i faqes
    Specialistet tane krijojne dizajne per mobile, tablet dhe desktop. Fokusi yne qendron ne paraqitjen sa me terheqese e funksionale te faqes suaj, pergjate te gjithe procesit te zhvillimit te saj. Ekipi i dedikuar i zhvilluesve te web-it krijon nje zgjidhje unike per kerkesat dhe nevojat e biznesit tuaj duke ju ndihmuar te permbushni synimet tuaja.

  • Sigurimi i cilesise
    Perpara se te implementohet nje website, ne e kalojme ate ne testim nepermjet nje procesi intensiv te sigurimit te cilesise. Duke e kaluar faqen ne rreth 100 pika kontrolli; te cilat perfshijne sigurine, shpejtesine, funksionalitetet e website-it dhe jo vetem; ne sigurohemi qe faqja juaj te jete plotesisht gati per implementim.

  • Implementimi dhe Optimizimi
    Pas implementimit te faqes, skuadra jone zhvilluese vazhdon te jete ne kerkim te menyrave per permiresimin e performances se saj dhe integrimin e funksionaliteteve te reja, te cilat do ndihmojne ne rritjen e biznesit tuaj online.

     

Paketa e Sigurise dhe Mirembajtjes

Paketa e Sigurise dhe Mirembajtjes perfshin:

  • Perditesime te vazhdueshme te plugin-eve te sigurise

  • Backup-e ditore te plota automatike te faqes

  • Implementim i certifikatave SSL ne faqet tuaja

  • Suport i kompatibilitetit te vazhdueshem dhe rregullim i problemeve me plugin-et apo problematika te tjera te faqes

  • Mbrojtje e vazhdueshme e faqes nga viruset, malwares apo sulmet kibernetike

Paketa e Marketingut dhe Referencimit

Paketa e Marketingut dhe Referencimit perfshin:

  • Zhvillim i nje strategjie marketingu
    Ekipi yne zhvillon takime me ju per te identifikuar qellimet e biznesit dhe objektivat e marketingut, si dhe analizon cdo material qe ju vendosni ne dispozicionin tone per te na ndihmuar t’i japim forme strategjise suaj te marketing.

    Ne realizojme kerkimet e nevojshme dhe auditimin e industrise ku ju operoni per te identifikuar trendet kulturore, per te percaktuar synimin tuaj ne treg dhe per te nxjerre ne pah vlerat qe e bejne kompanine tuaj te dalloje nga konkurentet tuaj. Bazuar ne kerkimet tona dhe kerkesat tuaja, ne zhvillojme strategjine e marketingut dhe krijojme nje plan aktivizimi te saj.

  • Optimizim per motoret e kerkimit dhe referencim ne faqet me te perdorura online
    Sherbimet tona per SEO do ju ndihmojne te sillni trafik perdoruesish ne faqet tuaja web duke permiresuar indeksimin e tyre ne motoret me te perdorur te kerkimit.

    Fillimisht do te realizohet auditi i SEO, analiza e konkurences si dhe kerkimi i fjaleve kyce. Kjo na ndihmon te krijojme nje project plan te qendrueshem, me pikepamje te qarta per implementimin, efektivitetin dhe suksesin e sherbimit qe ju ofrojme.

    Ne ju ofrojme analiza dhe raporte te detajuara ne lidhje me trafikun qe vjen ne faqet tuaja; cilat faqe vizitohen me shpesh, cila eshte fjala apo permbajtja me e kerkuar per cdo periudhe kohore, etj.

  • Marketing ne mediat sociale
    Ekipi yne i marketingut meson rreth prezences sociale te biznesit dhe website-it si dhe te konkurenteve tuaj, per te mundesuar nje dokumentim dhe plan te qarte per marketingun qe do te zhvilloje.

    Ne perdorim mjetet me te fundit per te identifikuar permasat e audiences, i pershtatemi strategjise se permbajtjes dhe praktikave me te mira te marketingut ne rrjetet sociale dhe shperndajme permbajtjen tuaj ne rrjetet e duhura.

Software Testing

Cdo projekt qe lidhet me zhvillimin e software-ve perfshin si pjese integrale te tij ashtu edhe testimin. Para implementimit te sistemit tuaj, ai kalon ne nje proces testimi teresor, per te siguruar qe sistemi funksionon ne menyren e pritur dhe ofron cilesi te vazhdueshme.

Testim funksionalitetesh
Testim sigurie
Testim te kompatibilitetit
Testim te performances
Testim te perdorueshmerise

Quality Assurance

Soft & Solution ofron sherbime te Quality Assurance te pavarura per cdo software “third-party” ne menyre qe t’ju siguroje nje kontroll me te mire te cilesise se aplikacionit tuaj, t’ju ndihmoje te vleresoni perputhshmerine e produktit me kerkesat fillestare dhe t’ju jape nje panorame te sjelljeve te perdoruesit ndaj sistemit tuaj. Ne ju bejme te mundur nje analize te dokumentuar te projektit si dhe rekomandime ne lidhje me permiresimin e metejshem te produktit.

Etapat e procesit te QA:

1. Investigimi

– Takim me palet e interesuara per te identifikuar qellimet
– Analiza e praktikave aktuale
– Identifikimi i problemeve dhe risqeve

2. Planifikimi

– Krijimi i nje plani dhe diskutimi i zgjidhjeve
– Ndertimi i nje rruge te detajuar drejt zgjidhjes
– Arritje ne nje marreveshje te perbashket mbi menaxhimin e risqeve dhe ndryshimeve

3. Implementimi

– Implementimi i zgjidhjeve te reja
– Transferimi i njohurive
– Monitorimi dhe optimizimi i procesit
– Marrja e masave per parandalimin e problemeve te metejshme

1
2
3
:54 -->