Soft & Solution

Soft & Solution Group kërkon të zgjerojë ekipin me Ekonomist

 

Rreth Soft & Solution

Soft & Solution është një kompani e cila po rritet me hapa të shpejtë, e specializuar në zhvillimin e programeve, aplikacioneve dhe ofrimin e shërbimeve IT. Me fokus te inovacioni dhe cilësia, ne ofrojmë zgjidhjet më të mira për klientët tanë në industri të ndryshme. Ekipi ynë vlerëson bashkëpunimin, zhvillimin e vazhdueshëm dhe përkushtimin për përsosmëri. Nëse jeni të apasionuar pas teknologjisë dhe cilësisë, ju ftojmë të bëheni pjesë e rrugëtimit tonë!

 

Përgjegjësitë kryesore

  • Përgatit raporte dhe dokumente që mbulojnë transaksionet kontabël
  • Siguron që të dhënat e sakta të mbahen sipas praktikave standarde
  • Krijon buxhete, parashikon flukset e ardhshme të parasë, ofron analiza periodike
  • Monitoron performancën buxhetore, kontrollin e shpenzimeve
  • Menaxhon procedurat e faturimit

 

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar studimet e larta për ekonomiks;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike/Paketa Microsoft Office;
  • Të jenë të komunikueshëm, metodikë dhe të organizuar;
  • Ndershmëri dhe integritet;
  • Shumë të besueshëm, etikë dhe diskretë;
  • Aftësi të mira organizative dhe pune në grup.

 

Pse të bashkoheni me Soft & Solution?

  • Ne ofrojmë programe zhvillimi, mentorim dhe mbështetje për mësim të vazhdueshëm.
  • Bashkohuni në një kulturë inovacioni ku idetë e reja mirëpriten dhe inkurajohen.
  • Përfitoni nga një pagë konkurruese, paketë përfitimesh gjithëpërfshirëse dhe bonuse bazuar në performancë.