Kush jemi ne

Soft & Solution Group është një kompani lider në Shqipëri, Turqi dhe Francë me një eksperiencë disavjeçare në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Telekomunikacionit, e cila ofron shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit, zhvillon programe dhe aplikacione të të gjitha kategorive dhe profileve.

Portofoli ynë përfshin:

  • zhvillimi i programeve të dedikuara;
  • integrimi dhe implementimi i sistemeve;
  • mirëmbajtjen e sistemeve;
  • trajnime;
  • konsulenca

 

Misioni i kompanisë është të ofrojë cilësi maksimale për çdo shërbim, bazuar në teknologjinë dhe mundësitë që ofron. Me besim të fortë në vlerat që ofrojmë, ne punojmë së bashku me klientët tanë për të hartuar dhe ndërtuar zgjidhje bashkëkohore, bazuar në platformat fleksibël që kemi krijuar.

Me në fokus të vecantë projektin e rradhës, Soft & Solution kërkon të zgjerojë stafin me një Koordinator Zyre, bashkëpunues, me vullnet për të marrë njohuri të reja.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Ndiqni procedurat e rrjedhës së punës në zyrë për të siguruar efikasitet maksimal

  • Mbani skedarë dhe regjistrime me sisteme efektive të dosjeve
  • Mbështetni ekipet e tjera me detyra të ndryshme administrative (ridrejtimi i thirrjeve, shpërndarja e korrespondencës, caktimi i takimeve etj.)
  • Monitoroni inventarin e furnizimeve të zyrës dhe bëni porosi

 

Kualifikimet minimale

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë Bachelor;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike/Paketa Microsoft Office;
  • Të jenë të komunikueshëm, metodikë dhe të organizuar;
  • Ndershmëri dhe integritet;
  • Shumë të besueshëm, etikë dhe diskretë;
  • Aftësi të mira organizative dhe pune në grup.

Apliko tani