Soft & Solution

Soft & Solution Group kërkon të punësojë Part Time Front-End Web Development Instructor

 

Rreth Soft & Solution

Soft & Solution është një kompani e cila po rritet me hapa të shpejtë, e specializuar në zhvillimin e programeve, aplikacioneve dhe ofrimin e shërbimeve IT. Me fokus te inovacioni dhe cilësia, ne ofrojmë zgjidhjet më të mira për klientët tanë në industri të ndryshme. Ekipi ynë vlerëson bashkëpunimin, zhvillimin e vazhdueshëm dhe përkushtimin për përsosmëri. Nëse jeni të apasionuar pas teknologjisë dhe cilësisë, ju ftojmë të bëheni pjesë e rrugëtimit tonë!

 

Përgjegjësitë kryesore

  • Udhëzoni studentët përmes zhvillimit të një projekti përfundimtar që do të nxjerr në pah aftësitë e tyre profesionale përpara menaxherëve të burimeve njerëzore;
  • Krijoni një komunitet dinamik dhe bashkëpunues në klasë;
  • Instruktorët do të duhet të angazhohen disa orë në javë për të përgatitur mësime dhe materiale, duke shfrytëzuar përmbajtjen ekzistuese të kurrikulës së Soft Academy;
  • Frymëzoni studentët që të ngulmojnë në sfidat e të mësuarit të një grupi të ri aftësish.

 

Kualifikimet

  • Diplomë Master në Inxhinieri Kompjuterike ose Shkenca Kompjuterike ose ekuivalente.
  • Të keni njohuri në menaxhimin e projekteve si Agile ashtu edhe Water Fall Project Management, qasjet dhe njohja me mjetet e menaxhimit të projekteve.
  • Përbëjnë avantazh individët që gëzojnë përvojën e dizajnit UX;
  • Keni të paktën 5 vjet përvojë në Zhvillimin e Ueb-it në Front-end;
  • Ju jeni personi që kolegët tuaj i drejtohen natyrshëm kur përpiqen të kuptojnë diçka;
  • Kuptoni termat e mëposhtme: HTML/CSS (kuptim i fortë/ekspert) dhe JavaScript/jQuery.

 

Pse të bashkoheni me Soft & Solution?

  • Ne ofrojmë programe zhvillimi, mentorim dhe mbështetje për mësim të vazhdueshëm.
  • Bashkohuni në një kulturë inovacioni ku idetë e reja mirëpriten dhe inkurajohen.
  • Përfitoni nga një pagë konkurruese, paketë përfitimesh gjithëpërfshirëse dhe bonuse bazuar në performancë.